LAJMI I FUNDIT:

Prezantueset Kadrie Canolli dhe Erza Brahushi shkëlqyen gjatë një muaji në “Dueli Botëror”

Prezantueset Kadrie Canolli dhe Erza Brahushi shkëlqyen gjatë një muaji në “Dueli Botëror”
Foto: Screenshot/Instagram

“Dueli i Botërorit” përgjatë një muaji ka sjell te shikuesit materiale të shumta rreth Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Emisioni i sportit, që u bë për secilin dritarja kryesore në këtë Kampionat Botëror, solli analiza e diskutime mbi ndeshjet që u zhvilluan nga dita e parë deri tek finalja.


Nën drejtimin e Kadrie Canollit, Erza Brahushit dhe Ndrec Gjonajt, emisioni “Dueli Botëror” në Radio Televizionin Dukagjini mblodhi në një vend po ashtu panelistë të fushave të ndryshme.

Padyshim se gjatë kësaj kohe vëmendje të madhe morën edhe moderatoret: Kadrie Canolli dhe Erza Brahushi – të cilat shkëlqyen në secilën dalje të tyre.

Të gjitha lajmet nga Dueli Botërorit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dueli Botërorit

E përveç prezantimit dhe bisedave me të ftuarit, ato u komentuan edhe për paraqitjet e jashtme.

Paraqitjet e tyre, bukuria dhe sharmi sigurisht që morën shumë komente pozitive nga shikuesit. /Telegrafi/