LAJMI I FUNDIT:

U nënshkrua Memorandum për mbështetje në nivel ekspertësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë

U nënshkrua Memorandum për mbështetje në nivel ekspertësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Arne Sannes Bjørnstad.

Në prag të shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 2023, Osmani dhe Björnstad përshëndetën zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhënieve në tre dekadat e fundit dhe konfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për dinamizimin dhe avancimin e mëtejshëm të tyre. Në këtë drejtim, Osmani shprehu pritjen se në gjysmën e parë të vitit 2023, Shkupi do të jetë nikoqir i vizitës kthyese të homologes së tij norvegjeze, Ministres së Punëve të Jashtme, Anikken Heitfeld.


Në takim, Ministri, Osmani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Norvegjisë në zbatimin e reformave në vendin tonë si dhe për shkëmbimin e përvojave norvegjeze për përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe legjislative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe thelbësore për proceset e përgjithshme demokratike në vend. Ministri theksoi se Norvegjia ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë partneri ynë i rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve tona të politikës së jashtme.

Në këtë drejtim, Ministri, Osmani dhe Ambasadori, Björnstad nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në mes të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, i cili ofron mbështetje eksperte norvegjeze për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në agjendat thelbësore të saj, duke përfshirë punët dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, negociatat për anëtarësim në BE, bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë. Mbështetja norvegjeze do të zbatohet nga Grupi Hulumtues për Politikat Ballkanike (Balkans Policy Research Group), për të cilin ministri Osmani nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Drejtorin Ekzekutiv të Grupit, Naim Rashiti.

Ambasadori Bjornstad theksoi se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e kapaciteteve për t’i arritur qëllimet e saj, përkatësisht anëtarësimin e saj të plotë në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i sotëm i dy memorandumeve të bashkëpunimit është një konfirmim i ri dhe konkret i vendosmërisë norvegjeze për të mbështetur Qeverinë në përpjekjet e saj për forcimin e institucioneve.

Përveç temave bilaterale, në takim u diskutua edhe për kryesimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pushtimin rus në Ukrainë dhe krizën globale energjetike.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori