Si nisi karriera e madhe e Marilyn Monroes? Kush është fotografi Andre De Dienes, më i merituari për lansimin e Marilynit? Si ishte dashuruar në Marilynin? Cilat ishin veset dhe cilat virtytet e saja? Çfarë parfumi ka përdorur aktorja e madhe? Me kë kishte biseduar Marilyn para se të “vrasë” veten? Cili është “testamenti” i saj?
Lindi në Transilvani (Rumani) si Andor Ikatalvi de Dienes. Më vonë e ndryshoi emrin në Andre De Dienes, për t’u dukur më i afërt me emrat francezë.
Pa të, Marilyn Monroe nuk do të bëhej yll i madh.
U njoftuan kur Marilyn Monroe ishte Norma Jean Baker dhe kishte vetëm 19 vjet. Ai, Andre De Dienes kishte 32 vjet.
Honorari i parë: 100 dollarë në javë
De Dienes ka qenë fotografi më i njohur i perëndeshës së Hollivudit e cila në fund të vitit 1999, nga “Playboyi” i njohur u shpall si femra më seksi e shekullit XX. Ky ka fotografuar Monroen prej vitit 1945 deri në vitin 1961. Fotografi i Marilynit kishte shkruar edhe ditar për takimet e tij me këtë aktore dhe këngëtare, të cilin e kishte përfunduar në vitet e tetëdhjeta, pasi që mori vesh që është i sëmurë prej kanceri. Pjesa më interesante e ditarit ka të bëjë pikërisht me fillimet e njohjes së De Dienesit me Marylinin, kur De Dienes ishte fotograf në magazinën e njohur “Vogue”, ndërsa Monroe ishte manekine e cila sapo kishte shkelur në sfilatat e modës përmes agjencisë “Blue Book Modeling”, në gusht të vitit 1945. Rroga e saj javore atëbotë ishte 25 dollarë.
E tëra nisi me një thirrje telefonike të De Dienesit, i cili kishte kërkuar prej agjencisë “Blue book modeling” modele të cilat ishin të gatshme që të zhvishen para kamerës së tij.
Pronarët e agjencisë i thanë se është një vajzë e re, shumë e bukur, e cila është e gatshme të ofrohet për një seri të fotografive.
Ajo u paraqit në hotelin ku qëndronte De Dienes, në “Kopshtin e Allahut”, në Sunset Bulevard. Kishte veshur një xhemper. “I përngjante engjëllit. Më la përshtypje të jashtëzakonshme. Nuk u deshtë shumë që unë të dashurohem në të …”, do të shkruajë shumë vjet më pas, De Dienes.
Ky nisi menjëherë ta fotografojë. Së pari bëri një seri fotografish në hotelin ku qëndronin, pastaj shkuan në një plazh afër. Por, as kjo nuk e kënaqi sa duhet De Dienesin. Atëherë ky i ofroi Marilynit 100 dollarë në javë (duke shtuar këtu edhe harxhimet), që kjo të qëndrojë disa javë me të. Marilyn në atë kohë fitonte 20 dollarë në javë në fabrikën e parashutave dhe 25 si modele e re, prandaj oferta e De Dienesit ishte e pranueshme për të. Pas dy javë sesionesh, Andre, i cili tashmë ishte dashuruar në të, do t’i ofrojë 300 dollarë.
Në fund të nëntorit të vitit 1945, këta të dy do të nisen në një rrugë nëpër Amerikë, për të bërë fotografi në viset më të bukura – për t’i bërë bashkë dy bukuri të mëdha, do të shprehet shumë vite më pas De Dienes.
Si pagëzoi veten Marilyn Monroe?
Andre rrugës blinte veshje dhe fustane të ndryshme për Merylinin. Në mbrëmje ata merrnin dy dhoma të ndara. Ajo i kishte thënë që vazhdon të jetë zyrtarisht e martuar me James Doghertyn dhe që edhe pse më nuk ndien asgjë për të, ende nuk është e gatshme për një lidhje të re dashurie. Kur me një rast Adre e kishte gjetur Marilynin lakuriq, iu kishte lutur që të vishet menjëherë. Ai thjesht nuk dëshironte të bëjë dashuri me të pa qenë të dy të gatshëm për një lidhje më afatgjate.
Andre ia mësonte Marilynit artin e fotografisë dhe i tregonte se sa e fuqishme mund të jetë fotografia e bukur në botën e modës.
Një ditë ai kishte vërejtur që Marilyn është shumë e pikëlluar. Ajo kishte marrë vesh se e ëma e saj, e cila sapo kishte dalë nga çmendina, ka shkuar të jetojë në Oregon. Për t’ia bërë qejfin Marilynit, udhëtoi 1200 milja me të për t’i takuar nënë dhe bijë.
Më në fund, midis tyre kishte ndodhur dashuria. Kjo kishte qenë e paevitueshme, sepse ishin bërë shumë të afërt. Marilyn i kishte thënë Andresë se, në fakt, kjo për herë të parë ka mësuar çfarë është dashuria.
Kur ia kishte parë pëllëmbët e duarve, Andre kishte spikatur vijat që formonin germën “M”. “Do të thotë Marry me” (martohu me mua, i kishte pas thënë(. Më vonë, Norma Jean do të marrë emrin Marilyn Monroe, mbase edhe nën ndikimin e Andresë. Vetë Marilyn do të theksojë që me këtë emër deshi t’i afrohet presidentit të famshëm amerikan, James Monroe, i cili pas vetes la “Doktrinën Monroe”.
Kur flisnin për ardhmëninë, Andre i thoshte se mund të bëhet lehtë aktore e suksesshme, por kjo vetë ishte e bindur që do të bëhet avokate.
Kur u ndanë vetëm për disa ditësh, sepse Andresë i kishte vdekur një mik i afërm, ata u morën vesh që të shihen së shpejti, për t’u martuar, pasi që kjo do të kërkonte shkurorëzimin prej burrit të parë. Por, kjo nuk ndodhi. Kur u dëgjuan në telefon, Marilyn i kishte thënë: “Më vjen keq, por nuk mundem. Karriera ime është për mua më e rëndësishme. Dua të bëhem aktore e madhe”. Ndërsa ai ishte shumë i zhgënjyjer.
Megjithatë, ata nuk do të ndahen përgjithmonë. Ajo e vizitonte ashtu papritur, apo kërkonte prej tij që ta fotografonte. “Më ka ndodhur shpeshherë të qaj prej gëzimit apo prej pikëllimit, sa herë takohesha me të”, do të shkruajë fotografi Andre.
Rezervimi i varrit pranë Marilynit
De Dienes ka qenë gjithmonë xheloz në dashnorët e mëvonshëm të Merlyinit, por edhe te fotografët tjerë të saj. Por, sa herë ajo e telefononte, ai dorëzohej prapë para saj. Zaten, Andre kishte kuptuar që ndjenjat mund të shteren, që fjalët nuk kanë rëndësi të madhe dhe që fotografitë mund të sigurojnë përjetësinë.
Kur mori vesh për vdekjen e saj, Andre kishte shkruar në ditarin e tij: “Më nuk do të mund të flas drejtpërdrejt me ty … Prej tash do të komunikojmë vetëm përmes ëndrrave …”.
Ky ishte aq shumë i dashuruar dhe i dhënë pas Marilynit, saqë kishte rezervuar vendin afër varrit të saj, ashtu që të mos i ndahet asaj pas vdekjes.
De Dienes më vonë do të pohojë që Marilyn besonte në reinkarnim dhe se në këtë kontekst dëshironte të shndërrohej në flutur. Të veçantat tjera me Marilynin kanë të bëjnë me faktin që ajo përdorte vetëm një lloj të parfumit, “Chanel No5”, si dhe kremën “Nivea”. E lante fytyrën 15 herë në ditë. Kur kishte dhënë autografin e parë si Marilyn Monroe, kishte pyetur ndihmësin e saj se si shkruhet në të vërtetë emri i saj. Kur u martua me lojtarin e njohur të bjesbollit, Joe Di Maggion, kishte kaluar në katolicizëm, por pas shkurorëzimit atë e kishin ekskomunikuar prej kishës. Ka xhiruar gjithsej 30 filma, shumica e të cilëve janë të njohur sot e kësaj dite. Në vitin 1961 nis të vizitojë një klinikë psikiatrike, për shkak të problemeve të shumta. Në vitin 1962 bëhet dashnore e kryetarit më të ri amerikan, John Kennedy-t. Në agun e 5 gushtit të vitit 1962 Marilyn gjendet e vdekur në shtëpinë e saj. Versioni i njohur i vdekjes së saj përkon me përdorimin e tepruar të sedativëve.
Bisedën e fundit Marilyn e kishte pasur me fotografin Milton Green. Shumë vjet më pas Green do ta botojë këtë bisedë, e cila kishte shumë elemente të një testamenti të kësaj aktoreje. Ja se çfarë, midis tjerash, i kishte thënë Marilyni, Greenit.
“Derisa jemi të famshëm, të gjitha dobësitë tona fryhen deri në pakufi. Industria filmike do të duhej të sillej me ne si nëna me një fëmijë i cili sapo i ka shpëtuar një aksidenti. Por, përkundrazi, ajo na dënon dhe na qorton neve. Prandaj, ne i druajmë edhe një gripi të thjeshtë. Sapo na shohin me grip, ata na qortojnë. Unë jam një lloj i aktores e cila vjen në studio vetëm për të respektuar disiplinën. Kjo nuk ka të bëjë gjë me artin. Kjo nuk është në rregull. Studioja filmike nuk është një kazermë. Filmi është art, ndërsa studioja është vendi ku ushtrohet ky art dhe nuk është një fabrikë.
A keni parë që në Hollivud nuk ka muze, ndërsa këtu fitohen miliarda dollarë? Askush nuk ka lënë asgjë pas vetes. Të gjithë këtu vijnë për të marrë e jo për të lënë diçka. Kur më kishin kërkuar që të paraqitem në Medison Square Garden, për të marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së kryetarit Kennedy, jam ndjerë shumë mirë dhe shumë krenare”.
“Fama nuk është jeta ime”!
“Kur kam dal në skenë për të kënduar ‘Happy birthday Mr. President’, u përballa me një qetësi të tmerrshme. Nuk munda t’i shmangem pyetjes: ‘Çfarë do të ndodhë nëse nuk do të mund të këndoj’? Por kjo heshtje më motivoi edhe më shumë dhe prandaj i thashë vetes: ‘Qe besa do ta këndoj këtë këngë, qoftë edhe nëse kjo do jetë e fundit në jetën time …’. Fama nuk është gjithmonë e mirë dhe unë gjithmonë insistoj në këtë fakt. Më së shumti më pengojnë njerëzit të cilët zakonisht i rrethojnë të famshmit. Sidoqoftë, më vjen mirë që shumë vasha të reja kanë dëshirë të duken si unë. Fëmijët e ish-burrit tim ndanin me mua barrën e famës sime. Ndodhte që të lexojnë gjëra të pabesueshme për mua. Në ato raste unë shqetësohesha shumë, sepse mendoja se ata do të lëndohen. Për këtë shkak u pata thënë se kanë të drejtë të më pyesin çfarë të duan. Më me dëshirë u përgjigjesha pyetjeve të tyre aq sa ata detyroheshin të kërkojnë përgjigje në ‘shtypin e verdhë’. Një herë më pyetën se a është e vërtetë se unë kur kam qenë e re jam detyruar të laj pjata në një restorant dhe atë nga 100 pjata në një ndërrim. U pata thënë: ‘Po, kjo është e vërtetë’. Unë nuk duhet të shqetësohem fare për të kaluarën time. Mua nuk më pengon të pranoj se jam rritur si një vajzë e vobektë, që nuk ka pasur pothuaj asgjë. Unë nuk jam mësuar të jem e lumtur. Sidoqoftë, duke i falënderuar famës sime, kam arritur të martohem me dy meshkujt më fantastikë, me të cilët jam njohur (fjala është për lojtarin, Di Maggion dhe shkrimtarin e njohur Arthur Miller). Nuk besoj që njerëzit do të më urrejnë ndonjëherë. E them këtë, sepse unë e dua publikun tim dhe jam e bindur që kjo është një ndjenjë e dyanshme. Megjithatë, e di që ata mund të ndikohen prej shtypit dhe prej atyre që nuk ma duan të mirën. Por, kur publiku vjen në kinema, ai vetë nxjerr përfundimin për mua, për rolet e mia dhe karrierën time.
E di që fama, herët apo vonë, do të kalojë. Paj, le të kalojë. Në atë rast do të them: Lamtumirë famë! Të kam pasur dhe gjithnjë e kam ditur që ti nuk vlen edhe aq shumë sa mendohet. Për mua, së paku, do të jesh një përvojë e mirë. Por, ti nuk je e tërë jeta ime”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A