Vëllezërit Pllana nga Mitrovica tashmë po njihen në mbarë botën për suksesin e tyre.
Përveç jashtë vendit, kompania po jep një kontribut të madh edhe në ekonominë e Kosovës.
Këtë e tregon edhe fakti se “BP Home Holding” ka hyrë në top 10-shen e bizneseve që i kanë paguar më së shumti taksën shtetit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar drejtori menaxhues Mentor Pllana, i cili falënderoi të gjithë anëtarët e kompanisë së tij për kontributin e dhënë.
“Zyrtarisht në mesin e 10 tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2022. Faleminderit BP Home Holding! MP”, ka shkruar Mentor Pllana.
Atë që arritën për 22 vite në Kosovë me BP Home, tani do të ndërtojnë edhe për 20 vite me InstaBuilt në Evropë, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata themeluan iniciativën nga Kosova në mbarë botën për prodhuesit e Kosovës. Me qendrën e inovacionit, e cila do të hapet në shkurt të vitit 2023, investimi më i madh privat në dije industriale të pasluftës në Kosovë, ata do të ndihmojnë prodhuesit me trajnimin/certifikimin e punëtorëve, furnizimin me materiale, makineri, financa, logjistikë dhe shitje në Evropë e Amerikë.
Industrializimi i Kosovës është qëllimi i tyre.
Synimi i tyre është që Kosova të udhëheqë botën në industrializimin e ndërtimit, ose thënë ndryshe, ndryshimin e industrisë nga ndërtimi klasik në prodhimin e shtëpive tona dhe ndërtesave deri në 40 kate nga druri.
Kujtojmë se dy vëllezërit mitrovicas vendosën që ta përkrahin financiarisht klubin e basketbollit Trepça, duke u bërë një nga sponsorët kryesorë të klubit.
Ndërsa pas ardhjes së tyre në klub, ndikimi ka filluar të vërehet pasi Trepça ka pranuar basketbollistë cilësorë dhe mjaft të shtrenjtë në basketbollin kosovar.
Ndryshe nga paslufta, Mentori me vëllain e tij dhe me mbështetjen e familjes kishin filluar biznesin e tyre me një lokal të vogël në qytetin e Mitrovicës, duke shitur dyer dhe dritare prej druri. Por angazhimi i madh, dija, serioziteti dhe ndershmëria kanë bërë që vëllezërit Pllana tani me kompaninë e tyre “Bp Home Holding” dhe IsntaBuilt të njihen në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-në.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?