LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i vullkanit më të madh aktiv në botë, lava e zjarrtë ‘spërkat’ deri në 60 metra lartësi – paralajmërime se mund të ndodhë ‘më e keqja’

Shpërthimi i vullkanit më të madh aktiv në botë, lava e zjarrtë ‘spërkat’ deri në 60 metra lartësi – paralajmërime se mund të ndodhë ‘më e keqja’

Lava e zjarrtë dhe hiri ende po shpërndahen në lartësi deri në 60 metra në ajër nga Mauna Loa e Havait pasi vullkani më i madh aktiv në botë shpërtheu për herë të parë në 38 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë paralajmëruar 200,000 banorët e Big Island që të përgatiten për një skenar të rastit më të keq edhe pse rrjedha e lavës nuk po rrezikon ende qytetet, duke thënë se një shpërthim mund të jetë ‘shumë dinamik dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojë me shpejtësi’.


Lava përfundimisht mund të arrijë në lagjet e banuara, ndërsa rrjedh tatëpjetë, megjithëse mund të duhet një javë ose më shumë që shkëmbi i shkrirë të arrijë në zonat e populluara.

Mauna Loa është duke nxjerrë gazra vullkanikë të cilët formojnë tymin vullkanik, kur përzihen me avujt, oksigjenin dhe pluhurin në rrezet e diellit.

Si rezultat, zyrtarët shtetërorë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve të reduktojnë ushtrimet në natyrë dhe aktivitetet e tjera që shkaktojnë frymëmarrje të rënduar.

Shpërthimi filloi në majën e Mauna Loa rreth orës 23:30 të së dielës, por filloi të vërshonte herët në mëngjesin e së hënës – megjithëse ekspertët thonë se ai mbetet i kufizuar në zonën e çarjes verilindore, larg qytetit të Hilo.

Zyrtarët i kërkuan publikut që të qëndrojë larg kraterit përgjatë krahut verilindor të vullkanit, duke pasur parasysh rreziqet që paraqet llava, e cila po “hidhet” rreth 60 metra në ajër nga tri çarje të veçanta që vlerësohen afërsisht të jenë deri në 3 kilometra të gjata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Polici ndaloi veturën për shkelje në Kaliforni - kur pa pasagjerin, iu desh menjëherë të reagonte

Amerika
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori