LAJMI I FUNDIT:

NATO thotë se Rusia po përdor ‘dimrin si armë’ në luftën në Ukrainë

NATO thotë se Rusia po përdor ‘dimrin si armë’ në luftën në Ukrainë

Ukraina është përgatitur për më shumë sulme ruse kundër energjisë dhe infrastrukturës tjetër kritike dhe paralajmëroi për evakuime të mundshme nga kryeqyteti.

Ministri i Jashtëm i Estonisë iu bashkua homologëve të gjashtë vendeve baltike dhe nordike – në delegacionin më të madh për të vizituar Ukrainën që kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të gjerë – për të premtuar gjeneratorë elektrikë, rroba të ngrohta dhe ushqim.


Qëllimi është të ndihmohen ukrainasit të përballojnë muajt më të ftohtë dhe të qëndrojnë të vendosur.

“Rusia është duke e përdorur si armë sigurinë e energjisë civile dhe është vërtet e turpshme”, tha në Kiev ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën vonë se trupat ruse “po përgatisin sulme të reja dhe për sa kohë që kanë raketa, ato nuk do të ndalen”.

Ai u takua të hënën me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren në vazhdim.

“Java e ardhshme mund të jetë po aq e vështirë sa ajo që kaloi”, parashikoi ai.

Rusia ka kryer bombardime masive me raketa në infrastrukturën energjetike të Ukrainës afërsisht çdo javë që nga fillimi i tetorit, me çdo sulm që ka një efekt më të madh se i fundit pasi dëmet “grumbullohen” dhe fillon një dimër i ftohtë.

Kievi thotë se sulmet, të cilat Rusia e pranon se synojnë infrastrukturën ukrainase, kanë për qëllim të godasin civilët, duke i vlerësuar si një krim lufte.

Moska mohon se qëllimi i saj është të lëndojë civilët, por tha javën e kaluar se vuajtjet e tyre nuk do të mbaronin nëse Ukraina nuk i nënshtrohet kërkesave të Rusisë, pa i shprehur ato.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këmbënguli se presidenti rus Vladimir Putin kishte për qëllim të përdorte ngricat, borën dhe akullin në avantazhin e tij, jo vetëm në fushën e betejës, por kundër civilëve ukrainas.

“Presidenti Putin tani po përpiqet të përdorë dimrin si një armë lufte kundër Ukrainës, dhe kjo është e tmerrshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë sulme”, tha ai në prag të një takimi dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht, Rumani. “Kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s kanë rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori