LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni merr fitore në udhëtim ndaj Apolonisë

Ponte Prizreni merr fitore në udhëtim ndaj Apolonisë

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Apolonisë së Fierit në udhëtim me rezultat 69-87 (20:29, 18:17, 17:26, 14:15), në xhiron e parë të Ligës Unike.

Prizrenasit ishin më të mirë në çerekun e parë dhe të tretë, duke regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion, pasi javën e kaluar mposhtën Pejën.


Në takimin që u zhvillua në Vlorë, pas një fillimi të barabartë, mysafirët në katër minutat e fundit të pjesës së parë, u shkëputën, duke e fituar këtë pjesë 20:29. Në periudhën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 38-46.

Skuadra nga Fieri ngushtoi shifrat në 43:47, por më pas prizrenasit u shkëputën deri në 17 pikë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 55:72. Mysafirët menaxhuan epërsinë dhe lojën në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 69-87.

Te Apolonia u dallua Ernest Myles me 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Ivan Koljeviq me 16 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Dachon Burke me 22 pikë e pesë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori