“Sha je be tu folën” është seriali i cili tashmë prej kohësh ka zbukuruar fundjavat e shumë shqiptarëve me skeçet humoristike.
Situata nga më të ndryshme, të cilat herë pas here me ironi pasqyrojnë realitetin e vendit apo edhe mentalitetin shqiptar, bëjnë që seriali në fjalë të jetë edhe më argëtues për popullatën.
Megjithëse e përmbledhur në rreth 35 minuta për një episod javor, prapa xhirimeve të këtij seriali qëndron një ekip i madh i cili punon me përkushtim që gjithçka të dalë sa më bukur para publikut.
Telegrafi vizitoi kastin e aktorëve dhe të produksionit në një nga ditët e xhirimeve, ku nuk hezituan të prononcohen duke treguar se si po shkon gjithçka.
Producenti dhe aktori Ridvan Murati, tha se është i kënaqur me ecurinë e “Sha je be tu folën” deri më tash, ndërsa thekson punën e madhe që bëhet për të arritur këtë rezultat.
“Xhirimet janë duke shkuar deri tash jashtëzakonisht mirë, normal është një ekip shumë i madh, një punë shumë e madhe. Jemi një ekip prej 30 personash, secili profesionist në punën e tyre. Të koordinosh gjithë punë dhe të kesh ekip prej shumë shteteve të ndryshme duke qenë të saktë është bajagi e vështirë, por deri tash jemi shumë të kënaqur”, tha Murati për Telegrafin.
Aktorja Adriana Matoshi, e cila përkundër angazhimeve në politikë si deputete e Kuvendit të Kosovës, prapëseprapë e gjen veten te profesioni i saj bazë – aktrimi.
Ajo tha për Telegrafin se përkundër lodhjes dhe sakrifikimit të shtatë ditëve të javës në punë, ndjehet e kënaqur që ka mundësinë të argëtojë publikun e saj.
“Është një punë intensive që ne e bëjmë për çdo javë dhe xhirimet shkojnë kryesisht shumë mirë. Por ne tash si individë që kemi edhe punë të tjera gjatë javës, është pak e rëndë që të mos e kesh të lirë as vikendin sepse ne çdo vikend. Por jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij seriali me një ekip të jashtëzakonshme. Është punë intensive, por shumë e kënaqshme dhe mundohemi të paktën një fundjavë t’i bëjmë njerëzit për të qeshur”, tha Adriana Matoshi për Telegrafin.
Edhe producenti tjetër i “Sha je be tu folën”, Ernes Zymberi potencoi se deri më tani seriali ka pasur sukses, duke u bazuar në faktin se kanë bërë një punë të shkëlqyer në aspektin e realizimit teknik dhe organizativ.
“Po, mirë po mendoj me një ritëm shumë të mirë dhe normal me një punë shumë të madhe me një ekip shumë të madhe. Po besoj që po tentojmë të sjellim kualitet në çdo aspekt: teknik, organizativ dhe realizues dhe sa i përket skenarit, aktorëve jemi të kënaqur. E di që gjithmonë mundet më mirë, por besoj jemi në një nivel shumë të kënaqshëm”, tha Zymberi.
“Sha je be tu folën” herë pas here rikthen në episode aktorë që për një kohë të gjatë i kanë munguar skenës – e ky është rasti i Emine Toskës.
Aktorja nga Gjilani u shpreh për Telegrafin se i është bashkuar kastit të serialit për një episod, ndërsa ende nuk ka një konfirmim më saktë se deri kur do të vazhdojë.
“Është dita e parë që u inkuadrova këtu, xhirimet shkuan mirë edhe presim se si do të shkojnë ditët tjera në vijim”, tha Emine Toska për Telegrafin.
Regjisori i “Sha je be tu folën”, Valter Lucaj, tha se ajo çfarë ndikon në sjelljen e një rezultati të mirë të serialit është energjia ekipore që ata e kanë.
“Mirë, kjo është java e tetë/nëntë, por energjia është shumë e mirë. Aktorët i kemi fenomenalë. Janë disa skena të lodhshme gjatë ditës që i përfundojmë, por energjia është shumë e mirë”, tregon regjisori.
Ndërkohë, skenaristi Milot Hoxha po ashtu është pjesë e përhershme e xhirimeve, duke qenë në gjendje gatishmërie për ndonjë ndryshim eventual në skenarin e serialit.
“Unë më shumë vij këtu për t’iu dhënë një dorë më shumë për të intervenuar nëse ka nevojë diçka. Këtë javë e kemi pasur pak më të vështirë, energjia me rëndësi është e mirë mes ekipit, kështu që nuk ka pasur problem deri tash”, tha Hoxha.
Seriali “Sha je be tu folën” vazhdon të transmetohet çdo të diel në ora 21:00 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje