Njeriu i tetë më i pasur në botë tregon zyrtarisht se a po e blenë Liverpoolin
Zëdhënësi i biznesmenit indian Mukesh Ambani ka ofruar qartësi mbi thashethemet se ai është i interesuar të nisë një ofertë për të blerë Liverpoolin.
Thashethemet erdhën nga mediumi Daily Mirror, e cila pretendoi, nëpërmjet burimeve, se Ambani kishte kërkuar blerjen e klubit.
Ai është kryetar dhe drejtor menaxhues i Reliance Industries, një kompani konglomerate shumëkombëshe që thuhet se ka asete totale prej 220 miliardë eurosh.
Pasuria neto e Ambanit, sipas Forbes, qëndron në 94.3 miliardë euro, gjë që e bënë atë njeriun e tetë më të pasur në botë.
Daily Mirror pretendoi se Ambani, i cili është gjithashtu pronar i ekskluzivitetit të Ligës Premier indiane, Mumbai Indians, ‘do të ishte i përgatitur të derdhte miliona në klub për transferime’.
Futbolli është një treg me rritje të shpejtë në Indi, megjithëse ende mbetet shumë pas kriketit, që është sporti kombëtar i vendit.
Megjithatë, pavarësisht këtyre thashethemeve, zëdhënësi i Ambanit ka dhënë një përgjigje të qartë, por të shkurtër.
Media indiane ABP Live transmeton një deklaratë nga zëdhënësi i kompanisë Reliance Industries, i cili i ka cilësuar raportimet për interesimin e Ambanit që ta blejë Liverpoolin si ‘të rreme’.
Ndërkohë, Liverpool Echo shton se 65-vjeçari nuk është në garë për të blerë Reds dhe ata i janë drejtuar Reliance për koment.
Ndërkohë që Ambani është jashtë garës, megjithatë, blerës të tjerë me sa duket kanë lëvizur dhe synojnë ta blejnë klubin e madh anglez.
Kjo është raportuar nga Daily Mail, të cilët pretendojnë se FSG janë në bisedime me dy blerës të paidentifikuar amerikanë për marrjen e plotë të klubit.
Thuhet se FSG kërkon afro katër miliardë funte për të shitur Reds. Kjo do të ishte një vlerë shumë më e ulët se 4.5 miliardë euro që ka paguar Todd Boehly me bashkëpronarët e tjerë për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.
Kjo ishte shitja më e shtrenjtë e një klubi sportiv në histori, me çdo shitje të Liverpoolit që duket se nuk ka gjasa të arrijë ato lartësi pasi ata potencialisht hyjnë në një epokë të re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këta janë kundërshtarët e Kosovës për play-off: Analiza e secilit, nga më i forti tek më i dobëti
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”, Sylvinho reflekton pas humbjes me Ukrainën
Uzuni: Granada më kërkoi të mos luaja, ndjej keqardhje për humbjen
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur
Nga Dellova te Rexhbeçaj - pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian