John Aniston – i njohur për rolin e Victor Kiriakis në serialin “Days of Our Lives”, njëherësh babai i aktores së famshme Jennifer Aniston – ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar pikërisht ylli i “Friends” duke treguar se babai i saj ka vdekur më 11 nëntor.
“Baba i dashur… John Anthony Aniston. Ti ke qenë një prej njerëzve më të bukur që kam njohur. Jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell i qetë dhe pa dhimbje. Dhe pikërisht më 11/11! Ke pasur gjithmonë një koordinim të përsosur. Ai numër do të ketë gjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Do të të dua deri në fund të kohës”, ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në Instagram.
View this post on Instagram
Me këtë rast, Aniston ka shpërndarë një seri fotografish me babanë e saj, i cili gjatë karrierës ishte nominuar për Daytime Emmy pikërisht për rolin e gjatë në telenovelën “The Days of Our Lives” dhe më vonë e mori çmimin e karrierës ‘Daytime Emmys Lifetime Achievement Award’.
Krahas Jenniferit, John ka lënë pas djalin Alex Aniston dhe gruan Sherry Rooney, me të cilin u martua në vitin 1984. Gruaja e tij e parë (nëna e Jennifer), Nancy Dow, vdiq në vitin 1980.
Kush ishte John Aniston
John Aniston lindi në Kretë të Greqëisdë dhe si fëmijë u zhvendos me familjen e tij në Pensilvani. Atje studio artet teatrale në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe më pas u regjistrua në Marinë si oficer zbulimi.
Në telenovelën “Days of Our Lives” për herë të parë u angazhua në vitin 1969 si Dr. Eric Richards, mirëpo një vit më pas u largua nga ai projekt për të xhiruar “Love of Life” dhe “Search for Tomorrow”. Në vitin 1985 u kthye në serialin “Days of Our Lives”, por kësaj radhe në rolin e bosit të krimit Victor Kiriakis dhe e luajti këtë rol deri në vdekje.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali