LAJMI I FUNDIT:

Asllani dhe Çokaj flasin para Italisë: Ndeshje e madhe, gati për të sfiduar kampionët e Europës

Asllani dhe Çokaj flasin para Italisë: Ndeshje e madhe, gati për të sfiduar kampionët e Europës

Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen në stadiumin “Air Albania” respektivisht më datat 16 dhe 19 nëntor.

Në nisje të këtij grumbullimi, për të folur mbi ndeshjet e radhës dhe të ardhmen e skuadrës kuqezi, dolën sot në konferencë për shtyp dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Enis Çokaj.

Dy futbollistët kuqezi vlerësuan përballjen me Italinë si një ndeshje veçantë e që do të jetë një motiv krenarie për të gjithë lojtarët dhe se ëhë kënaqësi të sfidosh kampionët e Europës.


Kristjan Asllani – “Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, jetoj në Itali prej moshës 2 vjeçare. Kam shumë shokë atje. Ndeshje e vështirë, por do provojmë të lumturojmë njerëzit tanë. Nuk kam pasur ngacmime nga shokët e skuadrës, por më kanë pyetur se kur do luajmë, ku do rrinë ata dhe gjëra të tilla. Mezi po e pres si ndeshje. Italia ka nivel shumë të lartë, por ne do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pasi kemi shumë kualitet. Gjërat shkojnë mirë kur skuadra fiton, kur nuk ndodh ka zëra. Grupi është bashkë, jemi të gjithë shokë dhe shumë të bashkuar. Le të vazhdojmë kështu. Përgjegjësia duhet, shpresoj të marr sa më shumë minuta në Kombëtare, që të marr besim te vetja. Reja? Shpresojmë të bëjmë mirë, të ndihmojmë trajnerin, t’i japim besim atij dhe t’i fitojmë këto dy ndeshje. Shqipëria më e mirë? Nuk e di, por kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë, pasi kemi lojtarë të fortë dhe teknikë. Shpresoj t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët. Shorti i Euro 2024? Kemi shumë shanse të kalojmë”, përfundoi Asllani.”

Enis Çokaj – Ndërsa mesfushori tjetër foli për transferimin e tij te Panathinaikos në fund të merkatos dhe u ndal te emocionet që jep grumbullimi në Kombëtare, ku grupin e shikon të bashkuar në çdo rast që është pjesë e kuqezinjve.

“Kisha disa vite te Lokomotiva e Zagrebit, tani jam pjesë e një prej ekipeve më legjendare në Greqi. Shpresoj të marr minuta dhe të kthehem titullar te Panathinaikosi dhe Kombëtarja. Si e shikoni Kombëtaren? Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet, por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë. Transferimi në Greqi? Pak e vështirë përshtatja, isha blerja e fundit e klubit, por me punë dhe stërvitje do të kthehem titullar i skuadrës”.

https://www.youtube.com/watch?v=rVwzViU3D_E&feature=emb_title&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori