LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqen edhe zyrtarët komunal të zgjedhjeve në katër komunat veriore

Dorëhiqen edhe zyrtarët komunal të zgjedhjeve në katër komunat veriore
Foto: Ilustrim

Pas largimit të zyrtarëve policorë, prokurorëve e gjyqtarëve në veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, së fundmi dorëheqjen e kanë dorëzuar edhe zyrtarët komunal të zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha Elezi.


Për largimin e zyrtarëve serb nga institucionet ka folur sot edhe kryeministri Albin Kurti. Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u bëri thirrje që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, tha Kurti.

Kujtojmë se më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori