LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi udhëton në Brazil për të nënshkruar me Endrick nga Palmeiras

Real Madridi udhëton në Brazil për të nënshkruar me Endrick nga Palmeiras

Real Madridi thuhej se ka mbetur prapa në garën për talentin e madh brazilian Endrick Felipe, por tani duket sikur janë në ‘pole-position’ dhe favorit për nënshkrimin e tij nga Palmeiras.

16-vjeçari brazilian nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale vetëm në verë me Palmeiras, por ka qenë objekt i diskutimeve të mëdha për talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Më parë u raportua se Paris Saint-Germain dhe Barcelona po flisnin me Endrick në mënyrë që të përpiqeshin ta bindnin që t’i bashkohej tyre, me agjentët e brazilianit që u panë në Barcelonë, duke folur me Blaugranët.


Megjithatë, sipas gazetës Marca, Real Madridi ka udhëtuar në Brazil për të hapur bisedimet me Endrick. Shefi i rekrutimit Juni Calafat më pas do të shpjegojë planet e tyre për të dhe do të përpiqet ta bindë se ata janë basti më i mirë për sukses.

Çdo lëvizje nuk do të ndodhë deri në vitin 2024, kur Endrick të mbushë 18 vjeç, por një marrëveshje pritet të përfundojë shumë përpara, në shumën prej 35-40 milionë euro.

Los Blancos mund të mendojnë se kanë një avantazh në negociata për shkak të rasteve të mëparshme të Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes, të cilët janë kthyer në suksese të mëdha në Santiago Bernabeu.

Megjithëse Reinier Jesus nuk është zhvilluar në të njëjtën mënyrë, Calafat mund t’i tregojë Vinicius dhe Rodrygo si shembuj se si ata do ta menaxhonin karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori