LAJMI I FUNDIT:

Si ndikojnë në shëndetin tonë trishtimi, zemërimi dhe vetmia?

Si ndikojnë në shëndetin tonë trishtimi, zemërimi dhe vetmia?

Nuk është mit, çdo emocion prek një organ të caktuar

Hulumtimet kanë treguar që emocionet gjithsesi ndikojnë në shëndetin tonë.

Zakonisht flasim për ndikimin e stresit në shëndet, por pak dihet se të gjitha emocionet – edhe ato pozitive – mund të ndikojnë në gjendjen e trupit, transmeton Telegrafi.


Në mjekësinë tradicionale kineze ekziston teoria që çdo organ në trurin e njeriut e sulmojnë emocione të caktuara, ndërsa hulumtimet shkencore kanë treguar që ato nuk ekzistojnë pa ndonjë arsye.

Siç është konstatuar, edhe pse emocionet ndryshojnë dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën, ato lënë pasoja në disa organe vitale të organizmit.

Mëlçia

Funksionet e këtij organi janë të shumta, ndërsa ato më të rëndësishmet janë roli metabolik dhe hemodinamik, por ndikojnë edhe në koagulimin, detoksikimin, krijimin e të thatit etj.

Çfarë ndikon tek ajo? Zemërimi, nervozizmi, zhgënjimi, dashakeqësia.

Mushkëritë

Mushkëritë janë një ndër organet më vitale dhe shërbejnë për thithjen e oksigjenit dhe nxjerrjen e dyoksid karbonit nga organizmi.

Çfarë ndikon tek ato? Trishtimi, pikëllimi, vetmia.

Shpretka

Ky organ është një pjesë e rëndësishme e sistemit të imunitetit dhe bën filtrimin e gjakut dhe eliminimin e rruazave të vjetra të gjakut dhe papastërtitë nga trupi.

Çfarë ndikon tek ajo? Çdo “punë” e tepruar mendore, të tilla si shqetësimi, të menduarit në mënyrë obsesive për të njëjtën temë ose pendimi.

Zemra

Është organ i cili pompon gjakun nëpër trup, është sinonim për jetën, shëndetin dhe qëndrueshmërinë.

Çfarë ndikon tek ajo? Është e lidhur me të gjitha emocionet, por tek ajo më fuqishëm ndikojnë gëzimi, por edhe depresioni, pagjumësia, pikëllimi, mungesa e vullnetit.

Fshikëza e tëmthit

Është një rezervuar i biliare, një substancë e pasur me kolesterol dhe acide biliare, e cila sekretohet nga mëlçia dhe përdoret për të tretur yndyrat dhe lipidet nga ushqimi.

Çfarë ndikon tek ajo? Reagime të papritura të dhunshme emocionale si tronditja.

Veshkat

Ato shërbejnë për largimin e toksinave nga trupi dhe krijimin e urinës

Çfarë i prek ato? Frika, pasiguria, ndjenja e izolimit.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori