LAJMI I FUNDIT:

Burim Zekiqi, MVP i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll

Burim Zekiqi, MVP i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e shtatë të Prince Caffe Superligës së Kosovës solli disa ndeshje mjaft interesante.

Vëllaznimi në një atmosferë elektrizuese ka arritur që të mposhtë Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion. Më i merituari për këtë fitore të kuqezinjve ishte Burim Zekiqi, ish-basketbollist i Trepçës. Ai në tre minutat e fundit shënoi katër treshe nga katër tentime, duke bërë që Vëllaznimi të shkrijë epërsinë prej nëntë pikësh dhe të kalojë në epërsi 72-69, ndërsa në fund fitoi 75-72. Zekiqi në total shënoi 19 pikë dhe pesë kërcime. Ai u ndihmua nga qendra Damonte Dodd, që e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë dhe 15 kërcime.


Fitore dramatike shënoi edhe Sigal Prishtina ndaj Ponte Prizrenit, ku edhe pse kishin epërsi prej tetë pikësh, një minutë nga fundi, kjo epërsi u shkri në vetëm dy pikë, madje prizrenasit kishin rast edhe në aksionin e fundit, por Dustin Thomas bllokoi tentimin e fundit nga Dachon Burke. Thomas edhe një herë ishte më i miri te prishtinasit me 16 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.

Kampioni Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe mundi Bashkimin 76-73. Më i merituari për këtë fitore të therandasve ishte Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja vazhdoi me fitore, ku triumfoi ndaj Rahovecit, që ishte e shtata me radhë dhe e vetmja pa asnjë humbje, ndërsa u dallua Rodney Purvis me 22 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Burim Zekiqi (Vëllaznimi) 19 pikë, 5 kërcime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 8 kërcime, 7 asistime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 16 pikë, 17 kërcime, 4 asistime

Damonte Dodd (Vëllazmimi) 15 pikë, 15 kërcime

Rodney Purvis (Peja) 22 pikë, 2 kërcime, 5 asistime


(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori