LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Abu Dabi

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Abu Dabi

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në Durrës për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite.

Në drejtimin e trajnerit Edy Reja dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana” para nisjes për në Abu Dabi.


Në këtë seancë kanë marrë pjesë 18 nga lojtarët e thirrur me mesfushorin Arbnor Muçolli, i cili është bashkuar të dielën mbrëma me grupin dhe është stërvitur rregullisht sot me ekipin.

Tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes të martën pasdite. Kombëtarja do të niset sot pasdite për në Abu Dabi, ku do të mbërrijë në orët e darkës për t’u akomoduar menjëherë në hotel.

Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre.

Ky test është një mundësi mjaft e mirë për lojtarët e spikatur të kampionatit që të tregojnë vlerat e tyre dhe të fitojnë shansin për të qenë sërish pjesë e Kombëtares kuqezi.

Miqësorja Arabi Saudite – Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare). /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori