Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mosveprimi i qeverisë ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro.
Kështu ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, duke elaboruar raportin e Komisionit Evropian (KE) për ekonominë e Kosovës në tremujorin e tretë të këtij viti.
Lexoni të plotë postimin:
Mosveprimi i qeverisë ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro
Raporti i Komisionit Evropian për ekonominë e Kosovës për tremujorin e tretë 2022 thekson se:
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto u ulë në 2.1% kryesisht për shkak të rënies së investimeve totale me 16.8%.
Shpenzimet kapitale të Qeverisë u zvogëluan me 30%, që është shkaktari kryesor i ngadalësimit të rritjes ekonomike.
Deficiti tregtar i mallrave u thellua nga 51% në 53% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Të hyrat buxhetore u rritën për 15% për shkak të inflacionit të lartë.
Si rezultat, suficiti i buxhetit të Qeverisë arriti në 2.9% të Produktit të Brendshëm Bruto.
A ka qenë e mundur të evitohen disa nga këto probleme ekonomike? Apo së paku të zbuten? Sigurisht që PO.
Ja dy masa të thjeshta që kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë:
Nëse do të mbaheshin shpenzimet kapitale të Qeverisë së paku si në vitet e mëparshme, e jo të uleshin me 30% apo me rreth 200 milionë euro, do të shtohej aktiviteti ekonomik, që do të rezultonte me normë më të lartë të rritjes ekonomike, më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe fitime për bizneset, si dhe më shumë tatime për shtetin.
Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në dhe akcizën në disa mallra (në naftë në veçanti), atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.
Vetëm me këto dy masa të thjeshta do të qarkullonin në ekonomi edhe 500 milionë euro shtesë. Këto dy masa i kemi propozuar si opozitë. Dhe të dy masat kanë qenë plotësisht nën kontrollin e Qeverisë. Nëse do të ndërmerreshin me kohë, do të kishim një vit krejt tjetër në aspektin ekonomik dhe më lehtë do ta kishim përballuar krizën.
Një QEVERI E DJATHTË do të kishte vepruar kështu. Një QEVERIA E DJATHTË arriti që në kulmin e pandemisë dhe izolimit ekonomik, gjatë periudhës Qershor 2020 – Mars 2021, të fuste në ekonomi direkt dhe indirekt rreth 700 milionë euro. Kjo u arrit pavarësisht se të hyrat në buxhet kishin rënë me 600 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!