LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kalendari, Shqipëria e nis me më të fortin e grupit ndeshjet kualifikuese për në “Euro 2024”

Publikohet kalendari, Shqipëria e nis me më të fortin e grupit ndeshjet kualifikuese për në “Euro 2024”

Shqipëria e futbollit u njoh sot me kundërshtarët që do të ketë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohen në Gjermani.

Shorti e pozicionoi kombëtaren kuqezi në Grupin E me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.


Sakaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve për Grupin E duke zbardhur kështu edhe rrugën e Shqipërisë në këtë aventurë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për kombëtaret.

Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion tre muaj më pas teksa më 17 qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tri ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe.

Në shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direkt për betejën e kualifikimit. Më 7 shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë dhe më 10 shtator pret Poloninë në shtëpi. Super Sport shkruan se më 12 tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat, për të mbyllur eliminatoret në muajin nëntor me dy ndeshjet, Moldavi-Shqipëri (17 nëntor) dhe Shqipëri – Ishujt Faroe (20 nëntor).

Ndërkaq, duke qenë se Shqipëria është shortuar në një grup me 5 skuadra do të ketë tetë ndeshje zyrtare dhe mund të shfrytëzojë kalendarin e UEFA-s ka për të zhvilluar të paktën dy ndeshje miqësore gjatë vitit të ardhshëm.

Më poshtë edhe kalendari i plotë i Shqipërisë në Grupin E të kualifikueseve.

Eliminatoret e EURO 2024

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupi E:

27/03/2023 Poloni – Shqipëri

17/06/2023 Shqipëri – Moldavi

20/06/2023 Ishujt Faroe – Shqipëri

07/09/2023 Republika Çeke – Shqipëri

10/09/2023 Shqipëri – Poloni

12/10/2023 Shqipëri – Republika Çeke

17/11/2023 Moldavi – Shqipëri

20/11/2023 Shqipëri – Ishujt Faroe. /tch/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori