Druri, i cili është njëri nga materialet bazë për ngrohje të amvisërive në vend, për çdo ditë e më tepër bëhet më i paarritshëm dhe i papërballueshëm për xhepin e qytetarëve. Për këtë ndikojnë më shumë faktorë. Ndër më kryesorët është edhe mungesa e punëtorëve, të cilët do të nxjerrin drurin nga pyjet dhe mungesa e inxhinierëve pyjor që do të bëjnë strategji për revitalizimin e pyjeve dhe mbrojtjen e tyre nga faktor të ndryshëm. Drejtori i Ndërmarrjes së Pyjeve, Valentin Gruevski thotë se mungesa e forcës punëtore, për momentin ndjehet tej mase.
Më së shumti bëhet fjalë për prerës dhe ngarkues nga të cilët në disa qytete në vend nuk ka asnjë. Diku përpiqemi ti plotësojmë, por diku nuk i ka, më së shumti bëhet fjalë për njerëz që kanë ikur nga shteti, që janë punësuar në firma private, ku mundi paguhet më mirë. Punë e dytë është mungesa e forcës punëtore me kualifikim të mesëm profesional, makinistë , njerëz që drejtojnë buldozerë, që vozisin kamionë… Pjesa e tretë është e inxhinierëve të pylltarisë, të cilët janë më pak, në këtë moment kjo degë është joatraktive dhe shumë pak student regjistrohen në të, tha Valentin Gruevski, drejtor.
Gjendjen alarmante me mungesën e inxhinierëve të pylltarisë e dëshmon edhe interesi i studentëve të ri në degët e këtij fakulteti. Dekani Kirill Sotirovski, deklaroi se edhe këtë vit numri i studentëve të regjistruar në degët e pylltarisë është tepër më i ulët se sa që nevojiten. Sotirovski thotë se këtë vit akademik në tre degët e fakultetit janë regjistruar vetëm 25 student, ndërsa vendi ka nevojë vjetore për 50 inxhinierë të pylltarisë. Ai thotë se për shkak të mungesës së kuadrit profesionist në pylltari në të ardhmen vendi do të ballafaqohet me pasoja të mëdha në pylltari dhe ekologji
Në aspektin ekologjik, ndikimi i pyjeve respektivisht sjellja jo përkatëse e jona ndaj pyjeve, në mënyrë afat gjatë ndikon në humbjen e tokave pyjeve, humbjen e pyjeve dhe humbjen e ujërave. Ose të themi se do të kemi ballafaqim jo përkatës gjatë krizave, siç ishte para do viteve kur kishim përmbytje në afërsi të Shkupit, e gjithë kjo mes tjerash është për shkak të punës jo përkatëse me pyjet rreth Shkupit, tha Kirill Sotirovski, Dekan i Fakultetit të Pylltarisë.
Siç thonë vetë autoritetet, arsyeja që pse të rinjtë nuk kanë interesi për të studiuar degët e pylltarisë dhe për të punuar në këtë sektor është paga e ulët. Në Drejtorinë e Pyjeve paga minimale për punëtorët fizik është 18 mijë denarë, ndërsa paga mesatare arrin deri në 24 mijë denarë/Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025