LAJMI I FUNDIT:

Durrës, arrestohet shtetasi rus i shumë kërkuar nga drejtësia gjermane për trafikim droge

Durrës, arrestohet shtetasi rus i shumë kërkuar nga drejtësia gjermane për trafikim droge

Shtetasi rus i shumë kërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim droge, me inicialet D.B është arrestuar në Durrës.

Sipas Policisë së Shtetit, finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


“Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani. Kapet në Durrës, një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Kempten'”, thuhet në njoftim.

siç bëhet e ditur në njoftim, si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.

Ndërkaq, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori