LAJMI I FUNDIT:

Fansat e M&M më në fund e mësojnë arsyen e emrit të çokollatës

Fansat e M&M më në fund e mësojnë arsyen e emrit të çokollatës

Edhe pse shumë njerëz prej kohësh kanë besuar se inicialet e M&M janë thjesht ‘Mmm’, si në tingullin e kënaqësisë që ju bëni kur i hani, në fakt nuk është kështu. Çokollata e famshme në fakt ka një histori mjaft interesante pas saj.

E shpikur për herë të parë në SHBA në vitin 1941 si një shujtë e vogël për ushtarët, dhe e lehtë për tu transportuar, frymëzimi erdhi në vitet 1930 kur bashkëthemeluesi Forrest Mars Sr. thuhet se takoi vullnetarë britanikë që hanin rruaza të vogla çokollate me mbështjellës të fortë sheqeri për të ndaluar shkrirjen e tyre, përcjell Telegrafi

Forrest, djali i Frank C.Mars, themeluesit të Mars Incorporated, pritej që ta merrte nën pronësi firmën familjare, por u shpërngul në Angli pas një grindjeje me babanë e tij.


Pasi u kthye në SHBA për të marrë pozitën e tij në kompaninë e babait të tij, Forrest mori një patentë për prodhimin e çokollatave të tij, dhe duke qenë i pakënaqur me mënyrën se si babai i tij bënte biznes, ai kërkoi një partner me të njëjtin mendim si ai për të “sjellë në jetë” idenë e tij të shijshme.

Siç shkruan Mirror, Forrest gjeti një “shpirt të afërt” në biznesmenin tjetër të ëmbëlsirave, Bruce Murrie, djalin e presidentit të Hershey, William Murrie.

Ashtu si Forrest, Bruce kishte ide të ndryshme nga babai i tij kur bëhej fjalë për biznesin dhe donte të ishte më inovativ.

Të dy, duke dashur të negocionin me kushtet e tyre, Forrest i ofroi Bruce 20 për qind të aksioneve në produkt, në këmbim të një furnizimi të qëndrueshëm të burimeve të nevojshme.

Dyshja e emëruan produktin e tyre pas vetes, me ‘Mars’ dhe ‘Murrie’ që përbëjnë dy shkronjat M në M&M.

Në vitet 1950, M&M ishte bërë aq e famshme, saqë çdo karamele ishte vulosur me një ‘M’ për ta dalluar atë nga çdo imitues, duke rezultuar kështu në sloganin “Kërkoni M në çdo copë”. /Telegrafi/