LAJMI I FUNDIT:

Media shtetërore ruse e propagandës Russia Today (RT) humb gjyqin, transmetimi vazhdon të jetë i ndaluar në vendet e BE-së

Media shtetërore ruse e propagandës Russia Today (RT) humb gjyqin, transmetimi vazhdon të jetë i ndaluar në vendet e BE-së

Transmetuesi shtetëror rus i propagandës Russia Today i njohur si RT ka humbur luftën gjyqësore me Bashkimin Evropian.

Sipas këtij vendimi, transmetimi i RT-së do të mbetet i bllokuar në vendet e BE-së.


RT po përpiqej të apelonte ndalimin e tij në BE, një vendim i marrë në muajin mars pas nisjes së agresionit ushtarak rus të paprecedent në Ukrainë. Megjithatë, Gjykata e Përgjithshme Evropiane e hodhi poshtë ankesën.

Si pjesë e një pakete të gjerë të sanksioneve kundër Kremlinit, BE-ja kishte pezulluar transmetimin e medieve ruse si Sputnik dhe RT.

Në të njëjtën kohë, propaganda ruse dhe veçanërisht RT po zgjerohen përtej Evropës. Transmetuesi po krijon qendrën e tij të parë të Afrikës në Afrikën e Jugut, ndërsa Kremlini kërkon të rrisë mbështetjen e tij në rajonin afrikan. Byroja e RT në Afrikën e Jugut do të drejtohet nga Paula Slier, një redaktore që kishte drejtuar zyrën e RT në Lindje të Mesme.

Russia Today, e cila financohet nga Rusia, u themelua në vitin 2005 dhe ka faqe interneti në shumë gjuhë, duke përfshirë anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe arabisht.

Kanali është i ndaluar në disa vende, si në Francë, po ashtu duke përfshirë ish-republikat sovjetike të Lituanisë dhe Letonisë.

Në Shtetet e Bashkuara iu kërkua të regjistrohej si agjent i huaj dhe autoritetet britanike ia hoqën licencën e transmetimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori