LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Juventusi luajnë baras në spektaklin e katër golave

Barcelona dhe Juventusi luajnë baras në spektaklin e katër golave

Barcelona dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klubet e mëdha evropiane janë duke zhvilluar përgatitjet parasezonale në SHBA dhe dy nga to janë Barcelona dhe Juventusi që kanë luajtur së bashku një miqësore të mbyllur me barazim në Cotton Bowl të Dallasit.


Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me Barcelonën për një nuancë më të mirë, pasi ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të Juves.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34-të me anë të Ousmane Dembele, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për 1-0, ndërsa Moise Keane (39’) nga afërsia u përkujdes t’i barazojë shifrat në 1-1.

Megjithatë, goli i barazimit vlejti vetëm një minutë pasi Dembele u shfaq përsëri në skenë për të shënuar për 2-1 dhe për ta çuar ekipin e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, si Xavi Hernandez ashtu edhe Massimiliano Allegri bën shumë ndërrime për t’i provuar thuajse të gjithë lojtarët.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim të Barcelonës, por me Juven më konkrete që shënoi golin e vetëm.

Ishte përsëri Kean që gjeti golin në minutën e 51-të për barazimin 2-2 dhe deri në fund doli të ishte ky goli i rezultatit përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori