LAJMI I FUNDIT:

Vlora Dumoshi: Për shkak të Qeverisë Kurti 1 djali im nuk do të kthehet më në Kosovë

Vlora Dumoshi: Për shkak të Qeverisë Kurti 1 djali im nuk do të kthehet më në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili kishte punuar në Ambasadën e Republikës Kosovës në Washington është dashur të japë dorëheqje nga puna, sepse ishte atakuar nga Qeveria Kurti 1, pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën kishin qenë në bashkëqeverisje.

Ajo ka thënë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kualifikimeve, sepse siç thotë ajo, “Rroni ka përfunduar Masterin për inteligjencë në Universitetin ‘Georgetown’ në Washington”.

Dumoshi ka thënë se djemtë e saj nuk kthehen më në Kosovë.


Ndërkaq, ajo për familjen e saj, ka thënë se ishte një familje atdhetare, ku kishte luftuar që të hapej Universiteti, dhe kishte mbrojtur flamurin kombëtar, dhe gjuha shqipe.

“Ideatorët e 1968 kanë qenë babai im i ndjeri, Ismail Dumoshi dhe xhaxhi im Osman Dumoshi si organizator. Ndërsa, ata sot janë heronjtë e këtij vendi”, ka thënë Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, transmeton “Dukagjini”.

Ajo ka theksuar se fëmijët e saj, i ka rritur me të njëjtën frymë patriotike që e kishin rritur atë familja e saj, ndërsa djemtë e saj gjithmonë kanë pasur qëllim që të kontribuojnë në Kosovë.

Ajo ka prezantuar dy djemtë e saj, Rronin dhe Rrapin, të cilët gjatë luftës në Kosovës, kishin emigrua në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (ShBA).

Ndërsa ajo e ka prezantuar dhe brezin e ri të familjes së saj, nipin, i cili është djali i Rronit dhe Lyrës, të cilët e kanë pagëzuar me emrin Matis.

Dumoshi ka treguar se brezi i ri i familjes 3 janë duke jetuar në New York.

Ajo ka folur edhe për djalin e saj, Rrapin, i cili siç ka treguar ajo, është zhvendosur nga Amerika për në Itali, ku atje është duke jetuar dhe punuar. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori