Komisioni Hetimor për Energjinë nuk e voton listën e dëshmitarëve, Beqa: Kurti le t’i sjellë Thaçin e Veselin nga Haga në komision
Edhe këtë herë mes përplasjesh pozitë dhe opozitë nuk është votuar lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqmenaxhimit me energjinë 2006-2022.
Deputeti Armend Muja i ka propozuar emrat e bartësve të institucioneve që kanë qenë në pozita të ndryshme vendimmarrëse gjatë atyre periudhave, por kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.
“Ne propozojmë që të ftohet Arben Xhukaj, Justina Pulaj- Shiroka, Ahmet Shala, Lorik Fejzullahu, Bedri Hamza, Ali Hamiti ish-kryesues i bordit të ZRRE-së, Fadil Çitaku, Faton Dega, Teuta Beselica, Bernand Atlant – këshilltar i transaksionit në lidhje me vendimmarrjen e ZRRE-së humbjet teknike dhe marrëveshjen me KEDS në atë kohë. Po flitet për privatizim po flasim për fazën e post privatizimit, e kërkojmë Fllanza Hoxha, Berat Rukiqi, kryesues i bordit të KEK-ut në atë kohë”, ka thënë Muja.
Këtë propozim e ka kundërshtuar deputeti Armend Zemaj nga LDK-ja , i cili ka kërkuar rishikimin e listës.
“Unë ju kisha lutur ta shqyrtoni edhe njëherë saktë listën. Nuk mund të miratohet lista pa pozicione të njerëzve. D.m.th. cila është ndërlidhja e tyre në këtë proces, sepse për disa u thanë për disa nuk u thanë, nuk u potencua vendimmarrja… Ne mund të fillojmë ad-hock në kuptimin e intervistuesve, sesa të fusim emra të përveçëm, të bëjmë teori konspiracioni, të bëjmë lajme me emra politikë edhe administrativë” ka thënë Zemaj.
Mefail Bajqinovci nga LVV-ja ka thënë se duhet të punohet më shumë meqë tash e dy muaj nuk ka zgjidhje për këta emra në votim.
“Unë mendoj që nuk bën, por duhet të fillojmë ta gjejmë një zgjidhje dhe të fillojmë me vite nëse doni, por të mos pengohemi se po i bie që po pengohet një komision hetimor”, ka thënë Bajqinovci.
Time Kadrijaj nga AKK-ja ka shtuar se deputetët e LVV-së po e kthejnë në pikën zero këtë komision.
“Kur të fillojmë prej dikujt duhet që të fillojmë nga viti 2006, pastaj të shkojmë me vit pas viti, por nëse niset nga një temë që ka qenë ndoshta mes viteve 2011 a 2012, ne prapë po mbesim në pikën zero”, tha Kadrijaj.
Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja ka kërkuar të largohen nga lista të vdekurit dhe ata të cilët janë në Hagë.
“Ata emra që janë në Hagë dhe personat që kanë vdekur, duhet larguar dhe të votohet kjo listë”, tha Krasniqi
Deputeti nga radhët e PDK-së Rashit Qalaj ka kërkuar të thirret edhe Haki Abazi si dëshmitar.
“E kam një emër konkret që lidhet me atë kundërshtimin e Contra Globalit që ka qenë përpara Haki Abazi”, tha Qalaj.
Por Arbër Rexhaj nga LVV kërkoi që nga lista të mos largohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët janë në Hagë.
“Të shtohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, tha Rexhaj
Deputeti Hajdar Beqa i PDK-së tha se propozimi i Rexhajt nga VV-ja është në kundërshtim me mandatin e komisionit.
“Nëse Rexhaj e bind kryeministrin Kurti që ta bëjë një zotim me shkrim që garanton se Thaçi dhe Veseli mund të marrin pjesë në këtë komision, ne do t’i votojmë. Por, kjo çka po thotë Rexhaj është në kundërshtim me mandatin e komisionit dhe i bie se nuk dëshirojmë të kemi raport përfundimtar… Unë e kisha përfunduar mbledhjen edhe shihemi në mbledhje të radhës”, tha Beqaj.
Pas këtij debati komisioni hetimor ka shkuar në pauzë ku më pas opozita e ka lëshuar mbledhjen duke mos ua mundësuar kuorumin për votimin e listës duke e shtyrë për një fazë tjetër. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën