Marrëveshja për Energjinë, konsiderohet se Kosova po vendos kontrollin energjetik në veri
Marrëveshja për Energjinë në veri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Bruksel po mirëpritet nga njohësit e procesit të dialogut. Miratimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013-2015 konsiderohet se do të vendos kontrollin energjetik në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, kritikohet edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje se po mashtron, duke zbatuar një marrëveshje të cilën e kishte kritikuar kur ishte nënshkruar nga ish-qeveritarët e kaluar.
Njohësi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Gazmir Raci thotë se marrëveshja e sotme është pozitive për Kosovën dhe rajonin në tërësi.
“Është lajm i mirë. Është lajm shumë pozitiv për Kosovën dhe rajonin që kemi një marrëveshje, pas një faze që kishim debate, kritika dhe mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e quaj marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve paraprake. Përfundimisht në sektorin e energjisë, Kosova po e vendos kontrollin edhe në pjesën veriore”, tha Raci.
Ai tregon edhe procedurat për zbatimin e udhërrëfyesit të marrëveshjes për energjinë në veri.
“Përmes kompanisë që është themeluar në Kosovë për pjesën veriore, ajo është regjistruar sipas ligjeve të Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe se ajo kompani do të pajiset me licencën përkatëse nga Zyra e Rregullatore e Energjisë në Kosovë dhe do të veprojë sipas legjislacionit në fuqi. Natyrisht në bazë të udhërrëfyesit të fundit, e pamë se ka mbetur e njëjta klauzolë ku kjo kompani do të ketë bashkëpunim me KEK, KEDS dhe kompanitë që janë zyrtare në Kosovë për furnizim, shitje dhe tregti me energji. Mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja është se Vallaqi përfundimisht edhe me këtë udhërrëfyes do të qeveriset nga institucionet e Kosovës në sektorin e energjisë”, shton ai.
Megjithatë, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha thotë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të sqarojë ndryshimin e pozicioneve për marrëveshjen e energjisë në veri.
Raci pyet partinë në pushtet, se a e hoqën, siç kanë deklaruar nënvedosjen e Kosovës ndaj Serbisë, apo e rilidhët Kosovën me Serbinë.
“Meqenëse po i bëhet një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë është kundërshtuar (nga LVV) deri më tani? Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje? A e hoqët, siç thoshin atëherë nënvendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbinë? Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për radhën e gjatë të mashtrimeve”, tha Raci për KosovaPress.
Këtë ndryshim të pozicioneve të partisë në pushtet, ai nuk e konsideron si problematike, derisa ekzekutivi kontribuon në dialog dhe arrihen marrëveshje konkrete.
“Për mua është e rëndësishme që LVV-ja është në dialog dhe po merr pjesë në dialog dhe kontribuon në dialog. Në fund të fundit, pa dialog dhe pa marrëveshje ne nuk mund të lëvizim tutje në rrugën e integrimit në BE. Pasi e tha edhe kancelari gjerman që BE-ja nuk mund të na pranojë dy shtete që nuk njohin njëra tjetrën”, deklaroi ai.
Marrëveshjen e quajti lajm të mirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se përmes këtij udhërrëfyesi po i vjen fund padrejtësisë për pagesa për energjinë në veri.
“Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje. Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, theksoi ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq arritën marrëveshjen për zbatimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri. /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Zbritjet më të mëdha të vitit po vijnë në Dukagjini Bookstore – Black Friday që nuk duhet ta humbisni!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje