LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga në bisedime serioze për të qenë Harley Quinn në vazhdimin e filmit “Joker”

Lady Gaga në bisedime serioze për të qenë Harley Quinn në vazhdimin e filmit “Joker”
(Foto: gamelegends)

Lady Gaga është në bisedime serioze për t’iu bashkuar ekipit të aktorëve për vazhdimin e “Joker” nga viti 2019 të regjisorit Todd Phillips.

Sipas Hollywood Reporter, këngëtarja është në garë për ta portretizuar karakterin e Harley Quinn, ish-psikiatren, e cila në filmat e deritanishëm ka qenë e rregullt si ndihmësja e Jokerit, por edhe si e dashura e tij.


Në filmin “Suice Squad” të vitit 2016, por edhe në vazhdimin e tij, rolin e Harley e ka luajtur aktorja Margot Robbie, ndërsa ai version ishte edhe figura qendrore në filmin me superheronj, “Birds of Prey”.

Edhe pse akoma nuk janë zbuluar detajet e vazhdimit të “Joker”, Joaquin Phoenix pritet të kthehet në rolin e protagonistit kryesor, ndërsa është thënë se zhanri i filmit të ri do të jetë mjuzikël.

Regjisori Todd Phillips, i cili ndau një fotografi të kopertinës së skenarit në rrjetet e tij sociale, zbuloi se nëntitulli i filmit është “Folie à Deux” – një referencë për një sindromë psikiatrike në të cilën dy njerëz ndajnë një iluzion, i cili mund t’i referohet Quinnit.

Konsiderohej nga fansat si favorite për ta fituar Oscarin – Lady Gaga as që u nominua nga Academy Awards
Lexo po ashtu Konsiderohej nga fansat si favorite për ta fituar Oscarin – Lady Gaga as që u nominua nga Academy Awards

Kur është fjala për Lady Gaga dhe realizimet e saja filmike, ato deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme. Për filmin “A Star Is Born” me Bradley Cooper, ajo u nominua për çmimin Oscar për aktoren më të mirë, ndërsa në të njëjtën kategori konkurroi për BAFTA dhe Golden Globe për filmin “House of Gucci”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori