Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, deklaroi se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave.
E pyetur rreth deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodh më 23 qershor, Osmani theksoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret tash e disa vjet dhe se nuk ka asnjë arsye që ky proces të bllokohet.
“Jemi në kontakt me vendet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret tash e disa vite. Nuk ka asnjë arsye që ky proces të bllokohet. Do të vazhdojmë të punojmë me vendet anëtare derisa të merret një vendim që i jep fund kësaj padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës, Nëse kjo do të ndodh me 23 qershor apo një datë tjetër, është vullnet i vendeve anëtare të BE-së”, deklaroi Osmani në konferencë për media.
E pyetur nëse do të ishte e gatshme që të ulej përball presidentit Vuçiq për të dialoguar, ajo tha se “Kosova vazhdimisht është ulur përball Serbisë për të gjetur një zgjidhje e cila vulos paqen afatgjatë”.
“Pavarësisht kush është caktuar si përfaqësues, Kosova ka marrë pjesë në të gjitha takimet me Serbinë, duke dëshmuar se synojmë raporte të mira fqinjësore bazuar në parimet e BE-së. Siç e dini kanë ndodhur disa takime në Bruksel, ku Kosova jo vetëm që ka marrë pjesë por edhe ka dhënë propozime konkrete se si të gjendet një zgjidhje që e vulos paqen afatgjatë e ajo është njohja reciproke. Kosova asnjëherë s’ka qenë bllokuese e dialogut, por gjithnjë palë konstruktive dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025