Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e parë në kampanjën kualifikuese për Ligën e Kombeve.
Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Dardanët u mposhtën me rezultat minimal 0-1 nga Greqia.
Stadiumi ishte i tejmbushur në fillim të ndeshjes, por jo edhe në fund kur reshjet e shiut bën që tifozët të ikin dhe mos t’i përkrahin deri në fund futbollistët tanë.
Si gjithmonë Telegrafi sjell prapaskenat më interesante nga ndeshjet e Kosovës dhe edhe në këtë ndaj Greqisë kishte shumë të tilla.
Ambasadori amerikan i pranishëm në stadium
Figura të rëndësishme kanë qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku njëri nga ta ishte edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili është edhe një adhurues i madh i futbollit.
Hovenier ka marrë dhuratë një fanellë të Kosovës nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Koreografia fantastike e Dardanëve
Si gjithmonë tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ ishin në nivel të lartë. Edhe në këtë sfidë mbështetësit e ekipit përfaqësues kishin përgatitur një koreografi fantastik të shkruar ‘Forca Kosovë’.
Fishkëllima për himnin shtetëror të Greqisë
Momenti që filloi himni grek të këndohet i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta vërshëllyer atë. Gjithsesi pas mbarimit të himnit grek, ai i Kosovës u respektua nga të gjithë.
Minuta e nëntë, të gjithë në këmbë për ta kujtuar legjendë Fadil Vokrri
Vazhdon tradita në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Momentin që u bë minuta e nëntë e ndeshjes, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe ndezën dritat e telefonit për ta kujtuar legjendën ‘Fadil Vokrri’.
Rashani i lënduar, por mori gruan dhe djalin për ta përkrahur nga tribuna Kosovën
Elbasan Rashani nuk u ftua në këtë grumbullim nga trajneri Alain Giresse. Sulmuesi i skuadrës franceze Clermont ishte i lënduar, por ai po qëndron në pushim në Kosovë. Gjithsesi Rashani vendosi ta ndjek ndeshjen nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ së bashku me bashkëshortën e tij Agnesën dhe djalin Lionin. Për djalin e Elbas kjo ishte hera e parë që shikon një ndeshje në stadiumin e Kosovës.
Grushti që mbrojtësi grek i dha Zymer Bytyqi pa top
Mbrojtësi grek George Baldock u tregua shumë i ashpër edhe pa top. Ai e goditi me grusht sulmuesin e Kosovës Zymer Bytyqin, por këtërast nuk e pa gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Reagimi i ashpër i bankës së Kosovës, Shala dhe Ujkani i kërkojnë gjyqtarit ta shoh rastin në VAR
Samir Ujkani dhe menaxheri Bajram Shala reaguan ashpër te gjyqtari i katërt për grushtin që Baldock i dha Bytyqit. Dyshja kosovare i kërkuan gjyqtarit të katërt të rishikohet rasti në VAR, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Lutjet e Valon Berishës dhe Ibrahim Dresevicit
Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic u inkuadruan në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes. Dy mesfushorët e Kosovës njihen edhe si besimtar të devotshëm dhe para inkuadrimit në lojë bënë lutjet e tyre.
Një top e goditi gjyqtarin anësorë në kokë
Gjyqtari anësorë u befasua shumë në minutat e fundit të ndeshjes. Një djalosh që kujdesej për topat t’i rikthente në lojë pa dashje ka goditur gjyqtarin anësorë në kokë. Gjyqtari u befasua fillimisht dhe shikoi se nga kush i erdhi, por kur e pa se ishte padashje nga fëmija ai vetëm buzëqeshi dhe pranoi kërkim faljen e vogëlushit.
Tifozët i lanë vet në minutat e fundit futbollistët në fushë, shiu dhe disavantazhi bëri që ta lëshojnë fushën
Fillimi i ndeshjes ishte fantastik, pasi thuajse nuk kishte asnjë vend të lirë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Mirëpo pasi filluan reshjet në stadium mijëra tifozë u larguan duke mos i përkrahur djelmoshat tanë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Gjithseis kjo nuk ishte aspak e mirë pasi futbollistët e Kosovës kishin nevojë për përkrahje deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarëve.
Tifozët në fushë pas përfundimit të ndeshjes
Pas përfundimit të ndeshjes disa tifozë u futën në fushë për t’i takuar futbollistët e Kosovës. Shumica nga ta kërkuan foto me futbollistët, derisa kishte nga ta që morën edhe fanella të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje