Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë prezantimit të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti) ka thënë se qytetarët janë duke u përballur me krizë ekonomike dhe së është e nevojshme që të kalojë Projektligj.
Haxhiu ka theksuar se sa më të vogla janë kursimet përqindja e tërheqjes duhet të jetë më e madhe.
“Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me krizë që nga viti 2020 nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e çmimeve, andaj kemi propozuar ndryshimin e Ligjit të Trustit për tërheqje nga 10 për qind deri 30 për qind për ata që kanë nevojë”, tha Haxhiu para Komisionit për Buxhet dhe Transfere, shkruan Telegrafi.
Ai ka treguar se sa është përqindja që qytetarët duhet t’i tërheqin kursime.
“Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin kursimet nën 10 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 30 për qind, ata që kanë deri 19 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 25 për qind. Kurse ata që kanë deri 29 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 20 për qind dhe për ata që kanë deri 39 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin deri 15 për qind. Më shumë se 40 mijë euro kanë të drejt t’i tërheqin deri 10 për qind”, ka treguar ai.
“Gjashtë muaj pas tërheqjes së kursimeve, Ligji do të shfuqizohet”, përfundon Haxhiu.
Ndryshe, deputeti Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje