Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se Projektligji për Trustin do të trajtohet të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërkaq siç tha ai trajtimi i këtij projektligji është duke u neglizhuar qëllimshëm.
Deputeti Haxhiu në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se të enjten në orën 12:00, qytetarët në Prishtinë do të mblidhen për të protestuar, “Pro tërheqjes së 30 për qindëshit të trustit”.
“Kryesia e Kuvendit nuk e ka proceduar për seancë ngase Projektligji ende nuk është shqyrtuar në Komision për Buxhet Punë dhe Transfere. Ka një neglizhim, duket i ‘qëllimshëm’, por se nesër do të trajtohet në Komision, ndërsa të enjten qytetarët ‘Pro tërheqjes së 30 të Trustit’ kanë paralajmëruar protestë në ora 12:00 në Prishtinë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional do të shqyrtohet në seancën e javës së ardhshme.
“Ju e dini që ne si PDK e kemi marr një iniciativë për ri sjelljen e Ligjit të Trustit në Kuvendin e Kosovës. Që t’i tërheqin një pjesë të tyre, kanë ndodhur disa vonesa, ashtu siç jeni informuar që komisioni do ta trajtoj nesër këtë projektligj. Ne kemi vendosur që për shkak të mostrajtimit në kohën e duhur t’i japim kohë dhe këtë javë edhe javën tjetër”, ishte shprehur Tahiri.
“]
Krahas PDK-së edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë ta sjellin në Kuvend, Projektligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se çështja e Trustit duhet të sillet në Kuvend, sipas tij edhe deputetët e shumicës e kanë kuptuar rëndësinë e tërheqjes së kursimeve personale nga Trusti, në këtë kohë krize ekonomike.
“]
Por njëjtë nuk kanë thënë nga Lëvizja Vetëvendosje. Sekretari për media dhe komunikim i kësaj partie, Arlind Manxhuka ditë më parë ka thënë për Telegrafin se qëndrimi i LVV-së është i njëjtë me atë të vitit 2020 kur “Qeveria antikushtetuese Hoti pati bërë të njëjtin veprim të paprecedentë duke prekur kursimet e qytetarëve dhe duke rrezikuar Trustin”.
Ndryshe, deputeti Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.
Më poshtë shikoni rendin e ditës të seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës ku nuk është në rend dite Projektligji për Trustin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak