LAJMI I FUNDIT:

Afro gjysmë milioni amerikanë që investuan vitin e kaluar në kriptovaluta, fituan qindra mijëra dollarë

Afro gjysmë milioni amerikanë që investuan vitin e kaluar në kriptovaluta, fituan qindra mijëra dollarë

Afro gjysmë milioni amerikanë që vitin e kaluar u bënë investitor në kriptovaluta, fituan shuma të mëdha parash, u tha të hënën në një raport të lëshuar nga Rezerva Federale e SHBA-ve.

Duke u bazuar në raportin e quajtur “Mirëqenia Ekonomike e Familjeve Amerikane në vitin 2021”, u tha se 46 për qind e të rriturve amerikanë që përdorën kriptovalutat, vetëm si një investim fituan rreth 100 mijë dollarë ose më shumë, ndërsa 29 për qind prej tyre fituan rreth 50 mijë dollarë ose më pak.

Raporti i fundit Federal nuk përfshinte të dhëna mbi përdorimin e kriptovalutave, transmeton Telegrafi.


Në përgjithësi 11 për qind e amerikanëve të rritur që investuan në kriptovaluta, nuk i shpenzuan paratë por i mbajtën ato vetëm si investim, ndërsa 2 për qind prej tyre i përdorën paratë e fituara për të blerë diçka dhe 1 për qind e tyre u dërguan para familjarëve dhe shoqërisë.

Këto gjetje përkojnë me investimet e mëdha që u bënë vitin e kaluar, kur një Bitcoin kapi vlerën e 69 mijë dollarëve, por sektori i kriptovalutave këtë vit shënoi një rënie të madhe dhe shumë investitorë po i shesin ato kriptovaluta që u kanë mbetur. /Telegrafi/