LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Sri Lanka shkakton mungesë të medikamenteve

Kriza në Sri Lanka shkakton mungesë të medikamenteve

Mungesa e medikamenteve në Sri Lanka, e cila u shkaktua nga kriza ekonomike e vendit, mund të shkaktojë edhe vdekje thonë disa mjekë, pasi që kjo situatë në disa spitale ka çuar deri tek shtyrja e disa operacioneve shpëtuese, për shkak të mungesës së barërave dhe medikamenteve të duhura.

Sri Lanka importon më shume se 80 për qind të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, por duke parë se rezervat e valutave të huaja janë duke u zvogëluar për shkak të krizës në vend, barërat esenciale janë duke harxhuar e edhe sistemi mjekësor po shkon drejt kolapsit.


Në Apeksha, spitali për trajtimin e kancerit në kryeqytetin Colombo, pacientët, familjarët e pacientëve dhe mjekët kanë filluar të ndihen të pashpresë duke e parë krizën me të cilën po përballen dhe me shkurtesën e medikamenteve, krizë dhe probleme që kanë bërë që të ndalen edhe testet e të shtyhen procedurat e operacioneve të ndërlikuara, transmeton Telegrafi.

“Është një situatë e keqe për pacientët. Ndonjëherë në mëngjes takohemi dhe planifikojmë disa operime, por ka ditë që për shkak të mungesave të medikamenteve nuk mund t’i bëjmë”, tha Dr. Roshan Amaratunga.

“Nëse gjendja aktuale nuk rregullohet së shpejti, atëherë për disa pacientë do të jetë sikur të ishin dënuar me vdekje”, shtoi tutje Dr. Roshan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori