Bill Gates ka folur për divorcin e tij nga Melinda, duke thënë se ai është ende ‘i pikëlluar’ për prishjen e martesës 27-vjeçare.
Themeluesi i Microsoft, 65 vjeç, zbuloi se dyshja nuk kishin të nënshkruar një kontratë paramartesore, por ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, megjithëse ajo [Melinda] mbajti edhe qenin e familjes, shkruan DailyMail.
Miliarderi gjithashtu refuzoi të konfirmonte nëse ai e kishte tradhtuar ndonjëherë ish-gruan e tij – pavarësisht sugjerimeve se ai kishte afera të shumta.
Kur u pyet nëse çifti janë ende miq, Bill tha për The Sunday Times: “Unë do të thosha që po”.
“Në një intervistë ajo zgjodhi të mos e përdorte atë fjalë, por unë do ta përdor. Ne kemi një, ju e dini, një marrëdhënie super të rëndësishme, komplekse, të ngushtë ku kemi zgjedhur të punojmë së bashku. Dhe jam shumë i lumtur që punojmë së bashku”, tha Gates.
“Unë jam gjithashtu i pikëlluar njësoj si ajo. Po. E dini, ne jemi rritur së bashku. Kur u martova, po, Microsoft ishte një punë e madhe”, pranoi miliarderi.
“Por unë isha një i ri 38-vjeçar dhe ajo ishte një 28-vjeçare e pjekur [kur u martuam], dhe gjatë këtyre viteve të ardhshme, për sa i përket asaj që mësuam së bashku, çfarë shkoi mirë, çfarë nuk shkoi epo… Dua të them, kjo është më shumë se gjysma e jetës sime të rritur”.
Bill tha se zgjidhja e divorcit, në një kohë kur pasuria e tij vlerësohej të ishte rreth 130 miliardë dollarë (123 miliardë euro), ishte ‘e drejtë’ nga të dyja palët.
Çifti ka tre fëmijë: Jennifer, 26 vjeçe, Rory, 22 vjeç dhe Phoebe, 19, dhe në ndarjen publike vitin e kaluar, Bill zbuloi se Melinda duhej ta mbante qenin e përbashkët të familjes.
Ai tha se asnjëri nuk është dashur të vuajë nga një reduktim i pasurisë së tyre, duke thënë se diskutimet ishin më të fokusuara në filantropinë e tyre.
Ai tha: “Ajo mori qenin. Ajo thjesht ‘më vrau’ me këtë. Jo, po bëj shaka. Bota duhet ta dijë se sa jam keqtrajtuar. Jo, po bëj shaka. Ne nuk ishim të këqij me njëri-tjetrin”.
Por sipërmarrësi i teknologjisë refuzoi t’i përgjigjej çdo pyetjeje në lidhje me aferat e tij të supozuara.
Melinda, e cila tronditi botën kur ajo dhe Bill njoftuan në maj të vitit 2021 se po i jepnin fund martesës së tyre 27-vjeçare, më parë tregoi se si i duroi periudhat emocionale sfiduese gjatë bashkëjetesës me miliarderin.
Divorci i çiftit u finalizua privatisht në Uashington – ku është edhe fondacioni i tyre Gates – në muajin gusht.
Melinda tha në mars se ajo dhe Bill nuk janë miq, por janë ‘miqësorë’ me njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku, dhe ajo sugjeroi se ai kishte më shumë se një lidhje gjatë gjithë martesës së tyre.
“Këto janë pyetje që Bill duhet t’i përgjigjet”, tha ajo kur u pyet në lidhje me raportimet që ai e kishte tradhtuar disa herë. Ai e pranoi më parë një aferë.
“Unë besoj në falje. Mendova se kishim kaluar disa prej tyre”, tha Melinda për tradhtinë e tij të vitit 2000 me një punonjëse të Microsoftit. “I dhashë çdo pjesë të vetes time kësaj martese. Isha e përkushtuar që nga dita kur u fejuam deri në ditën kur dola prej saj”.
Zëdhënësja e Gates konfirmoi se ai kishte një marrëdhënie seksuale me një anëtare të stafit femër në vitin 2000 dhe se ai dha dorëheqjen pasi një hetim mbi marrëdhënien po kryhej nga një firmë e jashtme ligjore në emër të bordit të kompanisë.
Vitin e kaluar, katër punonjës të Microsoftit akuzuan Gates duke thënë se ai ishte një “ngacmues” zyre, fraza e të cilit ishte “kjo është ideja më budallaqe që kam dëgjuar ndonjëherë” dhe mbështetën pretendimet se ai pati afera seksuale me punonjësit dhe gazetaret.
Reputacioni i Gates si një shef gjaknxehtë filloi jo shumë kohë pasi ai nisi gjigantin e teknologjisë Microsoft me mikun e fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975, raportoi Insider. Një zëdhënës i miliarderit ka mohuar se ai ka keqtrajtuar punonjësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama