LAJMI I FUNDIT:

Arifi i përgjigjet Sinanit me akuza të rënda: Me para të Komunës subvencionoi parukieren personale dhe familjarët e vet

Arifi i përgjigjet Sinanit me akuza të rënda: Me para të Komunës subvencionoi parukieren personale dhe familjarët e vet

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të ish kryetares të Komunës, Ardita Sinani, të cilën javë më parë e rrëzoi nga qeverisja lokale.

Që pas largimit nga detyra, Sinani në vazhdimësi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit Arifi dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihut, duke thënë se kanë kontribuuar që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar. Të njëjtit ajo i pati quajtur edhe “pakicë ekstreme politike dhe elektorale”.


Ardita Sinani – ish kryetare e Preshevës

Akuzave të tilla Arifi i është përgjigjur me “të njëjtën monedhë”, madje edhe më keq.

Sinani akuzon Arifin: Është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që ka votuar për president të Serbisë
Lexo po ashtu Sinani akuzon Arifin: Është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që ka votuar për president të Serbisë

I kontaktuar nga Telegrafi, ai ka thënë se Sinani ka zgjedhur strategji politike opozitare të linçimit dhe shpifjeve publike ndaj tij dhe ish-partnerit të saj të koalicionit pasi ka humbur përsëri për herën e dytë pushtetin lokal për vetëm pak muaj.

Madje, Arifi ka deklaruar se ajo dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shqip Kamberi, kanë padi për korrupsion në Gjykatën e Specializuar për Anti-Korrupsion në Nish.

Shaip Kamberi – deputet në Kuvendin e Serbisë

“Sinani ka probleme të theksuara të brendshme partiake, ndërsa asaj së bashku me kryetarin e Partisë Shaip Kamberi i’u është ngritur aktpadi për korrupsion në Gjykatën e Specializuar për Anti-Korrupsion në Nish gjatë udhëheqjeve me pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc”.

“Tani ajo ka një pozitë të rëndë politike sepse ka edhe shumë e shumë skandale tjera gjegjësisht: keqmenaxhim, korrupsion, familjarizëm, nepotizëm etj, të cilat tani më janë duke u proceduar në instancat të drejtësisë”, ka thënë i pari i Preshevës.

Tutje, ai ka akuzuar Sinanin se “pasi e ka kapur shtetin, ka subvencionuar me buxhetin e Komunës së Preshevës parukieren e saj personale, si dhe është përkujdesur që subvencionet të ndahen për familjarët e saj në Preshevë nën pretekstin ‘ndihmë për zhvillimin e ekonomive të vogla lokale’”.

E sipas tij, për t’i mbuluar këto veprime, ish-kryetarja e Preshevës ka zgjedhur “strategjinë e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të paskrupullta në drejtim timin si dhe ish-partnerit të saj të koalicionit”.

Arifi tutje e akuzuar atë se në Komunën e Preshevës i kanë lënë trashëgim “një lëmsh të parregullsive të rënda, keqmenaxhimit dhe aktiviteteve tjera korruptive pothuajse në gjitha institucionet lokale”.

“Kjo do ti vijë si një Boomerang për çdo rast, ku do të jap përgjegjësi para organeve përkatëse. Sa për patriotizëm, po ja përkujtoj se Sinani vizitën e parë pasi është emëruar në postin e kryetares së Komunës së Preshevës, ka vizituar nënkryetarin e SPS-it të Daçiqit në Beograd, ku është zotuar se me ndihmën e tyre Komuna e Preshevës do të përfitoj shumë projekte vitale në zhvillimin ekonomik dhe social”, u shpreh ai.

Shqiprim Arifi – kryetar i Preshevës

Kuvendi i Preshevës më 11 prill 2022 votoi pro shkarkimi të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës, ndërkaq pas këtij votimi, Kuvendi votoi Shqiprim Arifin për kryetar të Komunës së Preshevës.

Sinani u shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës, pasi partnerët e koalicionit nga radhët e Lëvizjes për Reforma nuk patën vullnet ta vazhdojnë koalicionin, pa përmendur arsye specifike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori