LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte synon gjashtë nënshkrime të mëdha te Tottenhami gjatë verës

Antonio Conte synon gjashtë nënshkrime të mëdha te Tottenhami gjatë verës

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte po kërkon gjashtë nënshkrime për të përforcuar ekipin e tij këtë verë, para sezonit të ardhshëm.

Sipas The Telegraph, Conte dëshiron të shtojë një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të djathtë, dy mesfushorë, një sulmues dhe një portier rezervë.


Përveç këtyre objektivave, Dejan Kulusevski, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në Londër, mund të bashkohet në mënyrë të përhershme përpara përfundimit të huazimit të tij 18-mujor.

I duan Juventusi dhe Interi, por Conte me Tottenhamin e tij futet në luftë për dyshen e Torinos
Lexo po ashtu I duan Juventusi dhe Interi, por Conte me Tottenhamin e tij futet në luftë për dyshen e Torinos

Portieri aktual i dytë, Pierluigi Gollini, është vetëm në huazim dhe mund të përfundojë duke u kthyer në klubin mëmë, Atalanta. Reprezentuesi anglez Sam Johnstone është ndër ata që konsiderohen nga Spurs, dhe portieri i WBA është një lojtar i lirë në verë.

Lojtarë të tjerë anglezë të përmendur në raportin e The Telegraph përfshijnë Djed Spence, forma e të cilit si mbrojtës i djathtë për Nottingham Forest, i huazuar nga Middlesbrough, ka sjellë interesim në Ligën Premier.

Objektivi i qendrës së mbrojtjes përfshin Gleison Bremer të Torinos, ndërsa mesfushori Christian Eriksen, aktualisht në Brentford, mund të kthehet te Spurs pasi luajti nën drejtimin e Contes te Interi.

Në mesfushë objektiv është edhe ylli i Leicester Cityt, Youri Tielemans, ndërsa sulmues pëlqehet bashkëlojtari i belgut, James Maddison, i cili shihet si partner i Harry Kane.

Kane pritet të qëndrojë në Tottenham dhe Eriksen mund të ribashkohet me Spurs
Lexo po ashtu Kane pritet të qëndrojë në Tottenham dhe Eriksen mund të ribashkohet me Spurs

Asnjërit nga lojtarët e vjetër të Spurs nuk i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, por skuadra londineze mund të shkurtojë skuadrën e tyre përveç se të sjellë disa nga objektivat e Contes.

Tanguy Ndombele, Bryan Gil dhe Giovani Lo Celso janë aktualisht në huazim, me potencial për largime të përkohshme ose të përhershme gjatë verës, ndërsa ka pasur gjithashtu interes për sulmuesin holandez Steven Bergëijn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori