LAJMI I FUNDIT:

Fat në fatkeqësi për Liverpoolin para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Villarealit në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Liverpoolin para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Villarealit në Ligën e Kampionëve

Nuk dukej si një natë e qetë për Villarrealin. Ata shkuan në pushimin mes pjesëve me eprësi prej dy golash kundër Getafes, por në vetëm pak minuta situata u përmbys.

Pas rifillimit, dhe sa hap e mbyll sytë, Getafe zvogëloi deficitin dhe, më e keqja, Gerard Moreno kërkoi të zëvendësohej kur ndjeu një shqetësim muskulor. Kjo ndezi të gjitha alarmet në klub. Lajmi më i keq i mundshëm në një nga periudhat më emocionuese në historinë e Villarrealit.


Me pak më shumë se një javë deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, prania e sulmuesit katalanas tashmë është në dyshim. Ai tashmë ka pësuar pesë lëndime këtë sezon.

Gerard Moreno mungon ndaj Kosovës, largohet nga grumbullimi me Spanjën për shkak të lëndimit
Lexo po ashtu Gerard Moreno mungon ndaj Kosovës, largohet nga grumbullimi me Spanjën për shkak të lëndimit

Villarreal njoftoi se Gerard duhej të zëvendësohej për shkak të shqetësimit në muskuj dhe tani është në pritje të rezultateve të testeve. Fjalët e Unai Emery pas ndeshjes nuk sugjeruan as shumë optimizëm.

“Është një dëmtim muskulor”, deklaroi ai. “Ne do të shohim se sa serioz është. Ne menduam se e kishim trajtuar mirë lëndimin e tij të fundit, por nuk ishte kështu dhe ai ka pasur një pengesë përsëri. Ne do të duhet të punojmë me durim”.

Problemet e Morenos nisën më 2 shtator me kombëtaren spanjolle, kur ai pësoi një lëndim kundër Suedisë. Lojtari u rishfaq 11 ditë më vonë dhe u lëndua sërish, këtë herë u la jashtë fushës për gati një muaj.

Kënaqësia e tij për rikthimin në fushë ishte jetëshkurtër, pasi zgjati vetëm tre ndeshje. Më 23 tetor, kundër Athletic Bilbaos, Gerard u lëndua përsëri. Ishte një lëndim i madh që e mbajti jashtë për gati 40 ditë. Në dhjetor ai u rishfaq dhe më 16 janar u kthye në stërvitje, duke u përballur me një lëndim të katërt dhe 20 ditë të tjera jashtë.

Në fillim të shkurtit, si mysafir i Real Betisit, ai u rikthye me atë që ishte lëndimi i tij i pestë i sezonit. Villarreal vendosi ta lërë jashtë për më shumë se një muaj në mënyrë që të plotësojë një plan specifik për të shmangur pengesat e mëtejshme. Tani vjen një çështje e re në pikën më të rëndësishme të sezonit.

Villarreali pa golashënuesin kryesor ndaj Juves, Morenos i është rikthyer lëndimi
Lexo po ashtu Villarreali pa golashënuesin kryesor ndaj Juves, Morenos i është rikthyer lëndimi

Gerard, i cili që nga rikthimi i tij kishte qenë një lojtar kyç në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit dhe Bayern Munichut, kishte gjetur sërish rrjetën në La Liga, ku nuk kishte shënuar që nga 3 janari, kur shënoi dy gola kundër Levantes. Që atëherë, lëndimet e kishin lejuar atë të bënte vetëm katër startime në ligë.

Ai shënoi golin e parë kundër Getafes para se të lëndohej gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori