LAJMI I FUNDIT:

Studentët e konsiderojnë si të pamjaftueshme mbëshetjen e Qeverisë me 100 euro

Studentët e konsiderojnë si të pamjaftueshme mbëshetjen e Qeverisë me 100 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro nga pakoja e re.

Telegrafika pyetur studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, se si e shohin ata mbështetjen e qeverisë.

Ardita Veseli student në Fakultetin Filologjik thotë se këto ndihma iu duhen realisht studentëve, sepse sipas saj ka shumë të tillë që varen prej financave të prindërve.


“Ka bërë shumë mirë pasi neve na ndihmojnë shumë dhe të gjithë studentëve realisht. Kjo pasi nuk kanë të ardhura nga prindërit. Kështu ta duhet të punësohen si për shembull une edhe studioj edhe punoj. Nëse qeveria na i jap 100 euro kjo është e jashtëzakonshme. Unë do t’i shfrytëzoj për të blerë libra”, tha ajo.

Kurse për Kushtrim Haxhajn kjo shumë do t’i mjafton vetëm për të blerë një këmishë e një palë pantallona.

“Nuk po mendoj që mundesh me i shfrytëzu 100 euro sepse nuk ke se çfarë të bësh me to. Me i ble një palë pantallona dhe një këmishë”, u shpreh ai.

Freskim Paçarizi, student

Freskim Paçarizi mendon që kjo shumë nuk është e mjaftueshme. Mirëpo do t’iu ndihmojnë studentëve ta t’i kryejnë obligimet e një muaji.

“Po mendoj që ka bërë shumë mirë ka bërë sepse na ka ndihmuar, kjo  sepse po më duhen edhe paratë për vete. Jo nuk janë të mjaftueshme por shpresoj që mundet me iu ndihmu sa për ta kryer ndonjë obligim. Unë do t’i shpenzoj në blerjen e patikave ”, deklaroi Paçarizi.

Rina Latifi, studente

Një studente tjetër, Rina Latifi, tha se mbështetje të tilla Qeveria duhet të bëjë edhe kohë pas kohe, sepse studentët kanë nevojë për para.

“Unë mendoj që kjo është shumë e mirë për neve studentëve. Ne kemi nevojë për para sepse kemi shpenzime. Ne kemi nevojë dhe madje jo vetëm këtë herë por është mirë edhe kohë pas kohe, si pagesat e konvikteve, paraqitjen e provimeve etj ”, tha  Latifi.

Derisa deputetët e shumicës dhe disa nga kategoritë përfituese janë të kënaqur me vendimin, opozita e ka kundërshtuar vendimin duke e quajtur populist.

Në anën tjetër sindikatat e kanë mirëpritur ndihmën, por insistojnë që 100 eurot duhet të ndahen për çdo muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori