LAJMI I FUNDIT:

Besimi në ekonomi në rënie për të tretin muaj radhazi në Shqipëri

Besimi në ekonomi në rënie për të tretin muaj radhazi në Shqipëri

Treguesi i ndjesisë ekonomike në Shqipëri regjistroi rënie për të tretin muaj radhazi në mars, sipas vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.

Sipas raportit të bankës qendrore, rënia me 2 pikë përqindje në mars u ndikua nga përkeqësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në sektorin e tregtisë.


Ndikimin kryesor në përkeqësimin e besimit e dha rritja e çmimeve dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre në të ardhmen.

“Nga ana tjetër, përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe ndërtimit e ka bërë më të përmbajtur prirjen rënëse të treguesit të ndjesisë ekonomike”, shkruhet në raport.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rritje prej 2.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar.

“Kjo rritje i atribuohet ecurisë pozitive të kontratave porositëse në total”, thuhet në raport.

Ndërkohë, treguesi i besimit në ndërtim pësoi një rritje të lehtë prej 0.5 pikë përqindjeje në muajin mars, duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren e vet historike.

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve në Shqipëri do të vazhdoj edhe vitin tjetër, inflacioni parashikohet në 4.5 për qind në 2022
Lexo po ashtu Ibrahimaj: Rritja e çmimeve në Shqipëri do të vazhdoj edhe vitin tjetër, inflacioni parashikohet në 4.5 për qind në 2022

“Komponentët e këtij treguesi dhanë kontribute në kahe të kundërta. Nga njëra anë, balanca e aktivitetit ndërtues u përmirësua, ndërsa nga ana tjetër, balanca e porosive aktuale pësoi rënie”, sqaron banka.

Në anën tjetër, treguesi i besimit në shërbime u rrit me 0.7 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar.

“Kjo rritje vjen pas trendit rënës që ky tregues ka përjetuar në dy muajt e parë të vitit 2022. Ajo u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit ashtu edhe nga ai i kërkesës, por ky i fundit shënoi një rritje më të lartë”, sipas raportit.

Raporti tregon gjithashtu se treguesi i besimit në tregti ra me 1.5 pikë përqindje në muajin mars.

“Kjo rënie ka përforcuar atë të nisur në muajin shkurt. Në terma të komponentëve të treguesit të besimit në tregti, rënia është përcaktuar nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit, ndërsa balanca e pritjeve për nivelin e punësimit ka mbetur pothuajse e pandryshuar”.

Kriza e çmimeve, Sejko: Ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset
Lexo po ashtu Kriza e çmimeve, Sejko: Ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset

Një nga treguesit më të rëndësishëm, treguesi i besimit konsumator shënoi një rënie prej 6.7 pikë përqindjeje në muajin mars.

“Kjo rënie ka bërë që ky tregues të arrijë nivelin e dytë më të ulët historik pas minimumit që shënoi në fillimet e pandemisë”, thuhet në raport.

Banka sqaron se treguesi i besimit konsumator u ndikua sidomos nga pritjet për situatën ekonomike dhe situatën financiare.

“Rënie shënoi edhe treguesi për blerjet aktuale, ndërsa balanca e pritjeve për blerjet gjatë muajve të ardhshëm mbeti pothuajse e pandryshuar. Edhe në rastin e konsumatorit, pritjet për çmimet e konsumit në të ardhmen kanë shënuar rritje”, thuhet në raportin e besimit në ekonomi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori