Paralajmërimi i serbëve të Kosovës për të braktisur institucionet dhe policinë vlerësohet i dëmshëm në shumë aspekte për vendin. Megjithatë, konsiderohet se Policia ka kapacitet të menaxhojë një situatë të tillë eventuale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të mos ketë nguti me largimin e zyrtarëve policorë serb nga Policia e Kosovës.
Por edhe nëse realizohet një skenarë i tillë, zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës për komunat në veri nuk mund të bllokohet.
Kështu mendon ish-drejtori i policisë Rashit Qalaj, por megjithatë ai thotw se një veprim i tillë do t’i sillte vështirësi Policisë së Kosovës.
“Ky paralajmërim është mjaft i dëmshëm për Policinë e Kosovës, por e di që policia është e përgatitur për të mbushur edhe atë boshllëk, edhe pse do të jetë një sfidë për nga aspekti i sigurisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rashit Qalaj.
Tërheqja e të gjithë zyrtarëve policor të nacionalitetit serb do të ndodhte për herë të parë në këtë masë.
Por, serbët edhe në të kaluarën janë larguar nga institucionet.
Lista serbe po ashtu në Kosovë menaxhon edhe 10 komuna të Kosovës.
Njohësi i çështjeve të pushtetit lokal, Qëndrim Arifi, thotë se largimi i sinkronizuar i të gjithë kryetarëve të Listës Serbe do të shkaktonte pasoja të shumëfishta.
“Pasojat do t’i bartnin qytetarët pasi ata nuk do të kenë një prijës që është drejtues i politikave lokale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Dëmi tjetër sipas Arifit do t’i shkaktohej buxhetit të shtetit.
300 mijë euro kishte kushtuar organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna të veriut, pasi ata ishin tërhequr në mënyrë demonstrative për vendosjen e taksës.
Pasi Kosova ndaloi zgjedhjet serbe, Serbia ka caktuar disa komuna ku serbët nga Kosova do të mund të votojnë në zgjedhje parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës
Janë ndaluar dy persona nga Prilepi, ju është gjetur droga dhe një pushkë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'