Në ditën ndërkombëtare të shëndetit të dhëmbëve, është mbajtur ecja e gjashtë me radhë me projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ku fëmijët u informuan mbi rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve, derisa u kërkua nga Qeveria implementimi i ligjit për sigurimet shëndetësore, i cili që nga viti 2014 ka mbetur i pazbatueshëm.
Dentisti i fëmijëve por njëherësh edhe udhëheqës i projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Xhavit Ujkani tha se kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria që të nis implementimi i ligjit për detyrimin e fëmijëve për kontrollet tek dentisti nën moshën 3 vjeçare, ndërsa nga Ministria e Arsimit kërkojnë të ndalojnë shpërndarjen e ushqimit të pashëndetshëm në institucionet parashkollore dhe fillore.
“Sot po shënojmë ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, të shëndetit të gojës të dhëmbëve në përgjithësi. Sot sërish po iu drejtohemi institucioneve tona, Ministrisë së Shëndetësisë por edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që vizitat e fëmijëve tek dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare por kësaj t’i paraprijë implantimi i ligjit për sigurimin shëndetësorë, ligj që është votuar në Kuvendin e Kosovës prej vitit 2014 edhe po kalojmë në prill ku bëhen 8 vite ku nuk ka filluar të implementohet, dhe kjo ndikon në shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve në gjeneratat e reja, por edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullatës”, tha ai.
Ai po ashtu tha se mosha mesatare e fëmijëve të cilët vizitojnë dentistin është mosha pesë vjeçare. Sipas tij, edhe prindërit duhet të kenë kujdes për edukimin e fëmijëve gjatë pastrimit të dhëmbëve.
“Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Arsimit të ndalojë futjen e ushqimeve të dëmshme në institucionet parashkollore dhe fillore në nivel të Republikës së Kosovës, por kësaj t’i paraprijë implementimi i projektit për kuzhinat në kuadër të institucionet parashkollore dhe fillore në të gjithë Kosovën që fëmijët të ushqehem me ushqim të shëndetshëm dhe jo me ushqime të dëmshme e të rrezikshme dhe të manipulohen nga dillerët e duhanit dhe të drogës. Kjo ndikon në shëndetin e dhëmbëve dhe në shëndetin e përgjithshëm dhe në sigurinë e fëmijëve sa qëndrojnë në institucionet parashkollore dhe fillore. Si model është mirë të merret modeli në kuadër të kuvendit komunal të Prishtinës që kanë një kuzhinë popullore që furnizojnë të gjitha institucionet me ushqim të shëndetshëm. Edhe kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara, janë ndërruar 5 kryeministra që nga viti 2014 dhe ligji për sigurimin shëndetësorë ka mbete i pazbatueshëm dhe i paimplementueshëm në mungesë të një vullneti të institucioneve tona”, tha ai
Ky është viti i dhjetë i realizimi të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, i cili monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e komitetit ndërministrorë të programit “Shkollat pormovuese të shëndetit”, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë(MASHT),Ministria Shëndetësisë, Ministria e Mjedisi dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje