Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, thonë se më shumë se 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në vitin 2021, derisa nga Qeveria e Kosovës po kërkojnë që paga minimale të jetë së paku 400 euro.
Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi ka thënë se të dhënat e ATK-së nuk janë të njëjta me të dhënat e tyre, sa i përket numrit të punëtorëve që kanë humbur punën gjatë vitit 2021.
“Të dhënat tona nuk përkojnë me të dhënat e ATK-së dhe të dhënat e tjera, pasi që ne i konsiderojmë punëtorë edhe ata të cilët nuk kanë pasur kontrata pune. Në vitin 2021, kemi diku rreth, duke përfshirë edhe pandeminë, ka arrit shifrën mbi 50 mijë me kontrata pune dhe pakontrata”, tha Azemi.
Ai tregon për propozimet e tyre lidhur me pagën minimale.
“Kemi ardhur në një situatë ku punëtori nuk pyet as Qeverinë, por mund të mos pyet as sindikatën për pagën minimale. Qeveria e Kosovës nuk mund të ndërhyjë sepse vet punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe kur është çështja te paga minimale, ne po luftojmë që kjo pagë të jetë 400 euro, pasi që në Kosovë diku rreth 300 mijë punëtorë paguhen më këtë pagë. Sa i përket çështjes së pagës minimale ajo e ka rrugëtimin e vet, ne nuk mund ta sanksionojmë, ne do të kërkojmë që të jetë ajo çka ne po e kërkojmë, por në të kundërtën Qeveria e Kosovës më mirë ndoshta kishte me qenë mos me ndryshua fare sesa të del me një çmim 250 euro. Janë po të njëjtat kërkesa që kanë qenë edhe para qeverive të mëhershme. Ne nuk kemi një zbatim të Ligjit të Punës, një marrëveshje kolektive që nuk është fare e nënshkruar, një zbatim të ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin punë dhe po kërkojmë që këto ligje që janë t’i kemi në fuqi sa i përket raportit punëdhënës-punëmarrës duhet të zbatohen”, theksoi ai për KosovaPress.
Sipas tij, punëtorët nuk punojnë për një pagë 250 euro dhe se për këtë humbës do jenë kompanitë.
“Humbësit më të mëdhenj do të jenë pronarët e kompanive sepse më punëtoret nuk punojnë për 250 euro, andaj ne kemi çmimin tonë dhe për çmimin tim, vendosi unë, jo Qeveria dhe kushdo qoftë tjetër. Në shumë kompani të ndërtimit dhe kompani të sigurimit fizik, kanë filluar me pranuar punëtorë të cilët janë veç në pension, të cilët janë në mungesë të fuqisë punëtore”, shprehet ai.
Më tej, Azemi tregon se në cilat raste duhet të jepet paga minimale.
“Paga minimale në kushte normale nuk guxon t’iu jepet punëtorëve, pasi që paga minimale në bazë të ligjeve të organizatës ndërkombëtare të punës që na obligon edhe neve, ajo guxon t’i jepet vetëm në kushtet të jashtëzakonshme të atij vendi, nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore që është e arsyeshme dhe nëse kompania shkon në falimentim, kompania ka të drejtë që ta jep pagën minimale, përndryshe në kushte normale nuk guxon me dhanë pagën minimale”, tha Azemi.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka bërë një hulumtim, ku thonë se një familje prej katër anëtarësh nuk mund të mbijetojë nën pagën 460 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje