LAJMI I FUNDIT:

Siemens pezullon punën në Rusi

Siemens pezullon punën në Rusi

Siemens ka pezulluar punën në Rusi, duke u bërë kompania më e madhe gjermane që ka ndërprerë lidhjet me vendin pas agresionit në Ukrainë.

Lëvizja e grupit të tretë më të madh të listuar në Gjermani vjen pasi një sërë kompanish amerikane, përfshirë Apple, Ford, Nike dhe Boeing, thanë se po pezullonin operacionet ose shitjet në Rusi.

Siemens me bazë në Munich, i cili ndërton trena, fabrika shërbimesh dhe furnizon softuer për prodhuesit e mëdhenj, konfirmoi se kishte “vënë në pritje të gjitha bizneset e reja dhe dërgesat ndërkombëtare në Rusi” ndërsa vlerësoi efektet e sanksioneve të vendosura nga BE, SHBA dhe të tjerët, raporton ft.


Vetëm një operacion i vogël shërbimi do të mbetej funksional për arsye sigurie, shtoi një person i afërt me menaxhmentin e kompanisë.

Ndërsa Rusia përbën vetëm 1 për qind të shitjeve globale të Siemens, kompania ka pasur një prani në vend që nga 1852 dhe ka nxjerrë më shumë se 80 për qind të të ardhurave të saj atje për pjesë të shekullit të 19-të, kryesisht përmes shtrimit dhe mirëmbajtjes të linjave telegrafike.

Ndryshe, vëllai i themeluesit Werner von Siemens, Carl, madje u bë shtetas rus në 1859 dhe u vendos në vend për të zgjeruar biznesin. /Telegrafi/