LAJMI I FUNDIT:

Zelensky dhe Biden zhvillojnë bisedë telefonike 30-minutëshe

Zelensky dhe Biden zhvillojnë bisedë telefonike 30-minutëshe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike 30-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden.

Zelensky ka shkruar në Twitter, se ata kanë diskutuar për sanksionet kundër Rusisë dhe përkrahjen ushtarake për Ukrainën, transmeton Telegrafi.


“Duhet të ndalim agresorin sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Ndërkaq një ditë më parë presidenti ukrainas nënshkroi një dokument, me të cilin aplikoi për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/