LAJMI I FUNDIT:

Liga Unike rikthehet me sfida interesante në xhiron e 11-të

Liga Unike rikthehet me sfida interesante në xhiron e 11-të
(Foto: ligaunike.com)

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike që sjell përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje.

Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Art Motion Superligë, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.


Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë ‘play-offin’ dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.


Liga Unike – Java 11

E mërkurë

16:00 Teuta – Kamza

17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E enjte

17:00 Peja – Tirana

19:00 Prizreni 16 – Vllaznia


(Foto: ligaunike.com)

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori