LAJMI I FUNDIT:

Vendet e BE-së do të dërgojnë ‘aeroplanë luftarakë’ në Ukrainë

Vendet e BE-së do të dërgojnë ‘aeroplanë luftarakë’ në Ukrainë

Vendet e BE-së do të dërgojnë “aeroplanë luftarakë” në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë sulmet ajrore dhe tokësore ruse.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.


“Ne do të ofrojmë edhe aeroplanë luftarakë. Nuk po flasim vetëm për municion. Ne po ofrojmë armë më të rëndësishme për të shkuar në luftë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka thënë BE-së “ata kanë nevojë për llojin e aeroplanëve luftarakë që ushtria ukrainase është në gjendje të operojë… disa shtete anëtare kanë këto lloj aeroplanësh”, tha Borrell.

Komisioni Evropian mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë, do të sanksionohen 'bjellorusët që ndihmojnë përpjekjet e luftës ruse'
Lexo po ashtu Komisioni Evropian mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë, do të sanksionohen 'bjellorusët që ndihmojnë përpjekjet e luftës ruse'

Ndryshe, Ursula von der Leyen ka thënë se Komisioni Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se BE do të ndalojë gjithashtu mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik.

“Russia Today dhe Sputnik në pronësi të shtetit, dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit”.

“Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori