LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

UEFA ka vendosur zyrtarisht të ndryshoj vendin e finales së Ligës së Kampionëve, e cila ishte vendosur të zhvillohet në Shën Petersburg, por pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës, gjithçka ka ndryshuar.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin e Zenitit, “Gazprom Arena”.


Por, pas krizës në Ukrainë pas shpalljes së luftës nga Rusia, UEFA ka vendosur t’ia marrë të drejtën vendit rus për zhvillimin e finales.

Në pritje të njoftimit nga UEFA – finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvendoset nga Rusia
Lexo po ashtu Në pritje të njoftimit nga UEFA – finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvendoset nga Rusia

Në mbledhjen e mbajtur sot (e premte) me fillim nga ora 10:00, komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur ta zhvendos finalen në Paris.

Njoftimi i zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve ka ardhur nga vet faqja zyrtare e UEFA-s.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë”.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për meshkuj 2021/22 do të zhvendoset nga Shën Petersburg në Stade de France në Saint-Denis”.

“Ndeshja do të luhet siç ishte planifikuar fillimisht të shtunën më 28 maj në orën 21:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori