LAJMI I FUNDIT:

Andy Carroll shënoi dy gola të jashtëzakonshëm brenda dy minutave, por të dy iu anulohen për pozitë jashtë loje

Andy Carroll shënoi dy gola të jashtëzakonshëm brenda dy minutave, por të dy iu anulohen për pozitë jashtë loje

Sulmuesi anglez i Reading, Andy Carroll shënoi dy nga golat më të mirë të karrierës së tij të martën mbrëma, por që të dy iu anuluan për pozicion jashtë loje në hapësirën e dy minutave.

Reading u mposht në shtëpi me rezultat të thellë 7-0 nga Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Championship.


Golat në këtë përballje për klubin londinez u shënuan nga Harry Wilson (13’, 60’), Aleksandr Mitrovic (45+, 89’), Kenny Tete (68’), Neeskens Kebano (70’) dhe Abdul-Nasir Adarabioyo (75’).

Megjithatë, vendasit ishin të pafat me anulimin e dy golave dhe të dy ishin të jashtëzakonshëm dhe të shënuar nga sulmuesi anglez, Andy Caroll.

Reading kaloi fillimisht në epërsi me golin e Wilson dhe Carroll mendoi se kishte barazuar 1-1 për ‘Royals’ me një goditje spektakolare me biçikletë.

Megjithatë, goli i tij i jashtëzakonshëm u anulua me shpejtësi nga gjyqtari anësor, me ri-përsëritjet që treguan se sulmuesi ishte disa metra jashtë loje.

Vetëm një minutë më vonë, Carroll pranoi një top me gjoks jashtë zonës së 16-metërshit përpara se të gjuante një goditje të pabesueshme në këndin e sipërm.

Por për zhgënjimin e tij, flamuri i linjës u ngrit për herë të dytë. Carroll ishte kthyer nga një pozicion jashtë loje përpara se të merrte topin.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për ish-reprezentuesin anglez dhe Reading, Fulham do të dyfishonte epërsinë e tyre përpara pushimit, ndërsa në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe pesë gola tjerë për t’i shkaktuar një humbje të hidhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori