LAJMI I FUNDIT:

Roberto Carlos, Dani Alves, Jordi Alba: Mbrojtësit më produktiv në çdo sezon që nga edicioni 1999/2000

Roberto Carlos, Dani Alves, Jordi Alba: Mbrojtësit më produktiv në çdo sezon që nga edicioni 1999/2000

Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave ​​në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës, ku më produktivi ishte Dani Alves.

Të martën në mbrëmje, Reece James vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Chelseat gjatë fitores 4-0 të ekipit të tij ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.


Anglezi ka shkëlqyer për ekipin e Thomas Tuchel së fundmi dhe tani ka 10 kontribute të golave ​​në emrin e tij në të gjitha garat në sezonin 2021/22 deri më tani.

Goli i mrekullueshëm i James kundër Juventusit ishte i pesti i tij në sezon, duke shtuar pesë asistimet e tij në të njëjtin hark kohor – më i fundit nga ta që erdhi në fitoren 3-0 jashtë fushe kundër Leicester City të shtunën e kaluar.

Asnjë mbrojtës në pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka më shumë kontribute në emrin e tyre dhe natyrshëm lind pyetja; me çfarë numrash do të përfundojë sezoni i produktit të akademisë së Chelseat?

Ai ka një rrugë për të bërë për të arritur totalin më të lartë të grumbulluar nga mbrojtësit nga një sezon i vetëm në shekullin e 21-të.

Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave ​​në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës.

Kontributi i Alvesit në 25 gola për Barcelonën në sezonin 2010/11, sezoni kur fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, është më i madhi nga një mbrojtës në shekullin e 21-të.

Pas tij vijnë emra si Roberto Carlos, Philipp Lahm dhe Maicon, të cilët gjithashtu kanë pasur shifra të frikshme të golave dhe asistimeve brenda një sezonit.

2000/01 | Roberto Carlos, Real Madrid | 22

Ndeshje: 50

Gola: 9

Asistime: 13

2001/02 | Roberto Carlos, Real Madrid | 16

Ndeshje: 52

Gola: 6

Asistime: 10

2002/03 | Roberto Carlos, Real Madrid | 20

Ndeshje: 53

Gola: 6

Asistime: 14

2003/04 | Roberto Carlos, Real Madrid | 20

Ndeshje: 49

Gola: 9

Asistime: 11

2004/05 | John Arne Riise, Liverpool | 16

Ndeshje: 57

Gola: 8

Asistime: 8

2005/06 | Roberto Carlos, Real Madrid | 12

Ndeshje: 45

Gola: 6

Asistime: 6

2006/07 | Dani Alves, Sevilla | 12

Ndeshje: 51

Gola: 5

Asistime: 7

2007/08 | Dani Alves, Sevilla | 22

Ndeshje: 47

Gola: 4

Asistime: 18

2008/09 | Dani Alves, Barcelona | 19

Ndeshje: 54

Gola: 5

Asistime: 14

2009/10 | Maicon, Inter | 19

Ndeshje: 52

Gola: 7

Asistime: 12

2010/11 | Dani Alves, Barcelona | 25

Ndeshje: 54

Gola: 4

Asistime: 21

2011/12 | Dani Alves, Barcelona | 21

Ndeshje: 51

Gola: 3

Asistime: 18

2012/13 | Philipp Lahm, Bayern Munich | 19

Ndeshje: 47

Gola: 0

Asistime: 19

2013/14 | Ricardo Rodriguez, Wolfsburg | 17

Ndeshje: 38

Gola: 7

Asistime: 10

2014/15 | Leighton Baines, Everton | 16

Ndeshje: 37

Gola: 3

Asistime: 13

2015/16 | Matthias Ginter, Borussia Dortmund | 14

Ndeshje: 40

Gola: 4

Asistime: 10

2016/17 | Marcelo, Real Madrid | 16

Ndeshje: 46

Gola: 3

Asistime: 13

2017/18 | Aleksandar Kolarov, AS Roma | 17

Ndeshje: 47

Gola: 3

Asistime: 14

2018/19 | Jordi Alba, Barcelona | 20

Ndeshje: 54

Gola: 3

Asistime: 17

2019/20 | Achraf Hakimi, Borussia Dortmund | 19

Ndeshje: 45

Gola: 9

Asistime: 10

2020/21 | Juan Cuadrado, Juventus | 21

Ndeshje: 40

Gola: 2

Asistime: 19

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori