LAJMI I FUNDIT:

Edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Kosova humbi jetën në Bullgari, flasin familjarët

Edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Kosova humbi jetën në Bullgari, flasin familjarët

Një nga viktimat e tragjedisë në Bullgari është edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Hani i Elezit. Të afërmit e saj në Kosovë, të tronditur me ngjarjen.

Sumeja Brava është njëra ndër viktimat e tragjedisë në Bullgari.


Lajmi se 27-vjeçarja humbi jetën në këtë aksident derisa po kthehej nga Stambolli ka tronditur banorët e  fshatit Bravë të Hanit të Elezit.

Nga ky fshat e ka prejardhjen edhe familja Brava që ishin shpërngulur në Shkup.

I pikëlluar më ngjarjen e më pas edhe me lajmin se në mesin e viktimave është edhe kushërira e tij është shprehur edhe Ekrem Brava nga Hani Elezit.

“Kemi pritur shumë keq lajmin se në mesin e  viktimave është edhe një vajzë nga familja jonë. Na ka ardhur shumë keq por duhet të pajtohemi me vdekjen. Si familje jemi shumë të pikëlluar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ekrem Brava.

Brava thotë se janë takuar para një muaji me tashmë të ndjerën,përcjell Telegrafi.

“Ne takohemi rregullisht pasi jemi një familje. Por shkaku i pandemisë kemi rralluar pak takimet. Ka dy vëllezër dhe një motër”.

Ndryshe Sumeja Brava është vajza e politikanit shqiptar në Maqedoni Muhedin Brava./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori